Regjimet tranzicionale (hibride) të Ballkanit (Raport, 2022)

(sguraziu – ap, m 22 – teksti “lidhur” me infografikën, ngjitur)

Sipas raportit për v. 2022 të “Freedom House”, as Shqipëria dhe as Kosova (në fakt, të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) ende s’janë “demokraci” të mirëfillta. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ende shfaqen të kategorizuara si “regjime tranzicionale ose hibride”.
Psh., Kroacia kategorizohet si “demokraci gjysmë e konsoliduar”, ndërsa Sllovenia “demokraci e konsoliduar” (tek infografika figurojnë si kontrast me “regjimet e ngelura ballkanike”).

Pra, edhe pse pak më mirë, as Kroacia ende s’është demokratizuar mirëfilli (tekefundit jo siç do i kishte hije). Vetëm Sllovenia e ka arritur pjekurinë demokratike dhe kategorizohet si “demokraci e konsoliduar” (plotësisht).

Shqipëria ishte (sadopak) “demokraci” vetëm nga v. 2005-2010, pastaj pati rënë rishtas në zonën “gri… të regjimeve hibride”.
Ndërsa Kosova deri rreth v. 2016-17 ishte thjesht një “regjim autoritar”, për t’u përmirësuar tutje sadopak dhe të plasohej në kategorinë e “regjimit hibrid”. Kosovës i qe nevojitur mbi një dekadë ecejakesh që ta arrinte këtë “përparim”…

Sipas “Freedom House”, që nga v. 2004 e deri sot, 8 vende kanë hyrë ose kanë rihyrë në kategorinë e regjimit hibrid, për fat të keq asnjë nga vendet nuk ka “ikur prej zonës gri”.
Sa i përket lirisë për të “drejtat politike dhe ato civile” (në raportin e 2022), edhe sivjet Shqipëria dhe Kosova s’ishin dhe s’janë të lira – janë vetëm “pjesërisht të lira”.

Me partitë politike skajshmërisht të polarizuara, me korrupsionin dhe me krimin e organizuar, Shqipëria s’i ka punët aspak mirë. Ndërsa institucionet e Kosovës ishin dhe kanë ngelur të dobëta, po ashtu korrupsioni mozomokeq ka bërë që mosbesimi publik në qeverinë të rritet, as gazetarët s’i kanë punët aq mirë por madje në praktikë dhe ligjzbatimi kosovar pengohet (dmth. paçka se teorikisht mund t’jetë ligj super)…

Në kontekst me raportin e sivjetmë, ç’të thuhet pos u lumtë sllovenëve e kroatëve – shtetet tjera të Ballkanit inkurajohen që t’i zënë sllovenët sa më parë, e pse jo dhe t’i “kapërcejnë” në indekset e demokracisë, e të lirisë…

[ Shkarko raportin “Nations in Transit – Freedom House 2022” Report (nga rënia ose “degradimi demokratik” e deri tek “agresioni autoritar”) :
https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2022/from-democratic-decline-to-authoritarian-aggression ]