Diç si një lloj urimi për politikat aktuale – Koment

(sguraziu – ap, g 22)

…sa bukur, ja versioni serb i “pride & prejudice”, e qashtër dhe e pastër, shkëlqimtare, kaltërisht krenaroshe kjo tabela, s’ka si u shpëton as kalimtarëve e as kufitarëve, rroftë krenaria, sa më larg paragjykimeve – ja dëshmia, politika shpesh di t’jetë si ajo “puthja e parë” (se mos vetëm ajo e Xoxës), e keni parasysh… njeriu ngelet, “s’di as si ipet as si merret”, puthja e parë qebesa fort problematike, nëse helbete na ndodhë (sepse shpesh njeriu s’ka kah ia mban, madje buzët shpesh t’i puthitin papritmas në faqe) sakaq t’na kaplon nxhehtësia, booo thuase ia fillojnë tërmetet e dridhurimat, t’na kaplon skuqja (sidomos vajzat, hapeni syrin tinëz dhe shihni në faqe, prush të ngratat), sepse proces kimik me sa duket, as proceset kimike s’janë “magji”, gjoja t’mos na befasohen prej befasisë, u imponohet procesimi aq papritur – kushedi sa procese, panumër sosh, sa e sa formulat përzihen, edhe skuqemi e njëkohësisht zemra “brrrrrr”, ia fillon me ato tekat e veta të krenarisë : )

…duke parë këtë tabelën e kaltër, vendosur andej kufirit serb, automatikisht mendja m’brofi tek “letërsia”… assesi tek politikat (kjo ndoshta sepse fillimisht gjithkujt i shkon mendja tek gjërat favorite, apo jo, biznismenët gëzohen për hesapet e biznesit, turistët për ato të turizmit, secili për vete, anyway… në rastin tim “politika” ngelet e fundit), tabela serbe ma kujtoi titullin e një romani tashmë 2-shekullor, e edhe i ekranizuar, uaaa sa bukur, ja versioni serb i “pride & prejudice”, fort bukur e kuptoj krenarinë, i kuptoj dhe politikanët, sidomos ndërgjegjësimin e tyre kur kujdesen që qytetarët t’mos “paragjykojnë”, i kuptoj dhe “mjetet” për mbrojtjen e krenarisë, çdo lloj plakati e cilindo lloj inati, të gjitha tabelat e dokumentet, i kuptoj madje dhe pagandat e pompozitetet… gjithsesi temë tjetër këto, se desh u përhumbëm, s’na u deshën “ujërat” e politikës – sa për ashtu mund t’themi diç si “Urime Kosovë, Urime Serbi – Urime Reciprociteti”, kaq…

(e kisha fjalën për “Pride & Prejudice”, për krenarinë e paragjykimin letrar të autores Jane Austen, roman i v. 1813 – ngjitur plakati i filmit, dmth skenarizuar nga romani në fjalë, dhe tabela e krenarise serbe, i bëra bashkë)