Lawrence Alma-Tadema (1836-1912) – Një Perandor Romak: 41 AD (Anno Domini), 1871
Për pjesëmarrje në një konspiracion kundër të vëllait, perandorit Kaligula, në v. 39 Agripina (nëna e perandorit të mëvonshëm, Nero) qe detyruar për ekzil, mirëpo dy vite më vonë, në v. 41 iu lejua të kthehej në Romë. Po atë vit perandori Kaligula u vra si rezultat i një komploti të përbashkët nga oficerët e Gardës Pretoriane, i senatorëve dhe oborrtarëve. Që ditën e vrasjes së tij, gardistët pretorianë e deklaruan Klaudiusin si perandorin romak të radhës (Garda Pretoriane – njësi elitare e ushtrisë romake, anëtarët e së cilës shërbenin si truproje personale për perandorët).
Piktura e Alma-Tadema na “flet” që në vitin 41 e.s., perandori romak Kaligula u vra. Gratusi, një anëtar i Gardes Pretoriane, e tërheq perden mënjanë për të zbuluar Klaudiusin e tmerruar (i cili aty për aty qe shpallur perandor i radhës, pas Klaudiusit në fron do të ulej perandori Nero, i biri i Agripinasë). Pranë shtyllës “hermesiane” (shtyllë katërkëndore me një bust të gdhendur në krye, zakonisht koka e Hermesit, përdorej në Greqinë e lashtë) trupat e perandorit Kaligula, gruas së tij Kasonia, vajzës së tyre, dhe trupi i një fatkeqi që pati qëlluar në vendin e krimit. Njollat e gjakut në shtyllën flasin për luftën ose përleshjen që ka ndodhur, si dhe vendin e ngjarjes, Hermeumin, një apartament në Pallatin ku Klaudiusi ishte strehuar.
(sguraziu)