“Zoti”, sipas AI (Inteligjencës Artificiale)

(sg – ap, t 22 – koment)

…ky “kompozicioni” qenka unik në kategorinë e vet (im bir e ndau me mua, dhe unë po e ndajë me juve, i bie t’jetë pothuaj “ekskluzivitet”), unik jo vetëm sepse origjinalitet, dhe i vetmi si imazh “pikërisht” ashtu siç është, por dhe sepse… ja pse – nga një kompani amerikane ca dizajnerë dhe artistë e paskan patur privilegjin për testimin e një demo-produkti lidhur me “big data” (ende qenka në demo-modusin e vet), aplikacion i lidhur me AI (Inteligjencën Artificiale)…

…instruksioni paska qenë që keta në kokën e tyre ta sjellin nga një “ide” (sado komplekse, gjithçka që u shkrep mendja), dhe si formë abstrakte t’ia kërkojnë AI-aplikacionit kompozimin e imazhit artistik – dmth. “artisti” (me ndihmen e big data dhe me algoritmikat komplekse – mendja artificiale) pastaj në mënyrë 100% të pavarur duhet ta ofrojë “pikturën, grafikën, imazhin e kompozuar” (që këta e presin – o për t’u zhgënjyer, o për t’u befasuar)…

…pata përshtypjen ky kishte ekzagjeruar pakëz, kërkesa e tij paska qenë:
“You’re AI, not Human, how do you imagine the God of Humans?” (si e imagjinon Inteligjenca Artificiale Zotin e njerëzve), dhe dmth. me “mençurinë” e vet artistike AI-a kështu e imagjinuaka “Zotin” – hm, jo si “kritikë” por nëse t’kërkohej sinqeritet nga unë, vetë zor se do dija me retë, me dritën e me qiellin ashtu, parë nga aspekti i “surrealizmit”, ndoshta as vetë Salvador Dali s’do dinte më ndryshe…

…si shaka i thashë – ideja jote aspak “fair”, sipas meje ia paske sfiduar “inteligjencën” komplet, detyrë tepër e “vështirë”, ta them se imazhi i Zotit as për neve njerëzit s’është i lehtë, psh. luti gjithë piktorët e botës, le t’bëhen bashkë gjithë artistët, madje dhe dizajnerët (inkluzivisht ti vetë me gjithë kolegët), o do na e pikturoni ndonjë “Zeus”, o ndonjë “Miki-Maus” : )