Uroj t’mos na mpihet gjuha tepër gjatë!

(sguraziu, n 22 – pak humor)

…paska dhe “vaksinë për mënt e shqiptarëve” – sot e zbulova gazetën “Pasqyrë” ( një link e “reklamonte” poezinë e E. Hatibit, “Atdheu Turist” dhe klikova ) – s’kam ditur për këtë gazetë a revistë, po ashtu s’di kush është “Jonida” (supozoj kontributore / gazetare / redaktore / kryeredaktore, mund t’jetë pseudo-emër, admin-emër, emër përdorues, dmth. diç si admin-nofkë, apo dhe diç si “infermiere e gazetarisë” pse jo, meqë Jonida e dinte fort mirë si duhet “shpuar” lexuesit me thumbat e me gjilpërat e ironisë, madje njësoj si Konica dikur… edhe Jonida fliste për “Zululandin” : )

…gjatë v. 2016, tutje gjatë 2017 Jonida i kishte postuar një grumbull artikuj titulluar “Dr. Gjilpëra…”, psh. në njërin prej shkrimeve e thërriste z. Kadare për t’u fotografuar së bashku, nuk m’u duk aspak ide e “paqëlluar”, përkundrazi, pasi ashtu bëjnë dhe shkrimtarët e mbarë diaspores shqiptare, nga gjithandej, nga këndej-e-andej oqeanit, saherë ri-kthehen në atdhe, jo vetëm shkrimtarët e Shqipërisë “londineze”, këtyre ashtu-kështu “shi në miser – misrat në mes të oborrit”, fatlumët nuk nguten as për prashitje as për ujitje, të njëjten ide e eksplorojnë dhe shkrimtarët e trojeve etnike anembanë Ballkanit, saherë e vizitojne Tiranën, apo jo… më është e njohur ideja, nuk e mohoj, pasi dhe mua vetë m’ka “ndodhur” pothuaj e njëjta ide – shkurt, nga 2016 e deri 2017 kishte lloj-lloj gjilpërash, pastaj nga 2017 e deri në v. 2021 zbraztësi, s’kishte “gjilpëra” (as injeksione, as thumba, as kunja… asgjë), në v. 2021 vetëm 1 postim “thumbues”, i fundit “injektim” dhe i vetmi gjatë 2021 ishte “Doktor Gjilpëra promovon vaksinën për mënt e shqiptarëve”…

…hm, vaksinë për mënt, dhe atë enkas për shqiptaret! – qebesa dhe unë shqiptar, ja… menjëherë ajo “ndjenja obligative”, e bëra për COVID-in pa e ditur mirëfilli as ç’është, e t’mos e bëj për mënt, uroj t’mos na mpihet gjuha tepër gjatë, meqë vaksina e Dr. Gjilpëres u dashka injektuar nën gjuhë, jo në krah as në prap*** : )