Albert Einstein – “Senatus Autem Bestia”

Senatorët janë njerëz të mirë, por senati është një bishë” (senatores boni viri, senatus autem bestia), kjo mençuri romake na është e njohur nga shkrimet e Ciceronit, pra që nga lashtësia.

Në kohën e vet Ajnshtajni shkruante për vështirësitë rreth ndërkombëtarizimit të shkencës, dhe aludonte në mangësitë e ngjashme për arritjen e marrëveshjeve në arenën politike. Duke e përdorur thënien e Ciceronit ai ironizonte me “qënrimet politike të individëve dhe me mosmarrëveshjet parlamentare”. Sipas tij, e njëjta po ndodhte në qarqet shkencore, shkencëtari si individ ishte në rregull por “aparati kolektiv” nuk funksiononte.

Nëse ta përdornim thënien e Ciceronit për politikat e kohës sonë (e kam fjalën për arenën politike kosovare, dhe atë shqiptare po ashtu, pse jo) kam frikë duhet thënë fare e kundërta: senati do ishte “okay” dhe aspak bishë, sikur senatorët t’mos ishin aq të verbër e të pacipë.
Qofsha gabim, le të jem dhe gabim, s’prish gjë punë… s’kam aspak turp që s’marr vesh nga politikat
(sguraziu, 2014)