Alfabeti i Alpeve të Helvetisë – as natyra s’është “analfabet-ike” !

(sg – ap, shk 23)

…zvicerani Andre Zurbriggen i paska shpenzuar 10 vite duke mbledhur guralecë nëpër Alpet e Zvicrrës, me synimin për t’i gjetur “germat” e alfabetit, dmth. aso stampuar natyrshëm, nga vetë natyra…

…e qartë, jo dhe aq punë e lehtë, duhet këmbëngulje, vazhdimësi e persistencë, kërkohet durim marramendës, prandaj dhe i janë nevojitur 10 vite, sepse natyra rrallë… aty-këtu merret me germat, madje duke i fshehur gjithandej – dihet se alpinistët e botës kurrë s’ia kanë dalur t’i bëjnë më shumë se 2-3 germa bashkë, sa për një alfabet komplet as hiç se hiç : )

…gjithsesi, dekada e kërkimit s’i paska vajtur kot, më në fund e paska përfunduar misionin e “gjetje-mbledhjes”, pastaj e paska krijuar një faqe ndëraktive ku vizitorët mund të shkruajnë me germa-guralecët – fort bukur, unë e testova duke shkruar “sky division”…

…padyshim ky do jetë alfabeti më i natyrshëm, alfabeti më origjinal krijuar nga vetë natyra gjatë mijëvjeçarëve, dhe tani mbledhur e dokumentuar nga njeriu me durim e këmbëngulje gjatë 10 viteve, natyrisht i lumtë atij Zurbriggen-it, alfabetizmi natyral s’ka si dëshmohet më bukur, dëshmia më komplete dhe më kuptimplote : )

[ http://stones.quirinus.ch ]