Ngela duke i thënë bravooo Dua!

(sg – ap, shk 23)
…me afro 3 miliardë shikime (apo klikime, dëgjime… si duhet thënë) Dua Lipa qenka e 32-ta, ndërsa me 8 miliardë i bie se Luis Fonsin e paskan “parë” i gjithë planeti + plus ndonjë alien (jashtëtokësor) nga planetet e galaktikës sonë – konkludova kështu, meqë Interneti tha se popullsia aktuale e botës është 7.999 miliardë banorë (vetë s’i kam numëruar, kuptohet, llogaria qenka e para 2-3 muajve, e Nëntorit 2022, dmth. shifër mjaft e freskët)…

…një dikush i kishte mbledhur statistikat e Youtube për “Top 100” këngët më të klikuara të të gjitha kohërave – e shkëputa 10-shen + vendin 32 të Dua Lipa, sepse sipas meje 3 miliardë s’është asfare “keq”, përkundrazi, mrekullia vetë – i pata thënë “bravooo” dhe vitin e kaluar, po bëhet hera e 3-të, ngela duke i thënë bravooo Dua : )