Vallë, ëndërron njeriu duke fjetur në varr?!

sguraziu – ap, janar 2012

(…nëse po atëherë çfarë ëndrra “sheh” – jo diç si titull “figurativ” por fare realistik, apo le ta quaj më shumë si hamendësim, gjoja si shmangie “taktike” për keqardhjen – serbi i pastrehë Jovanoviq e përdorka një varr si “bujtinë”)

…e di se bota ka plot njerëz të pastrehë e varfanjakë, por s’do më shkonte mendja kurrë të flija në varr, ose dhe nëse t’më shkonte mendja, megjithatë s’do guxoja (s’besoj se ma mban ta kaloj natën aty brenda), ndërsa ky serbi i ngratë s’paska frikë aspak, ndoshta guxon dhe të ëndërrojë – apo ku di unë, pavarësisht rrethanave e qartë se ëndrrat janë ëndrra, ligjet e oniristikave vlejnë njësoj, ëndrrat s’i takojnë dimensionit real, por uroj që rrethanat e varrezave t’i përjashtojnë sëpaku ato ëndrrat “vampireske”, horrorifikat, ankthet, skenat e llahtarshme…

…i përcjell aty-këtu dhe publikimet e Time Magazine, dmth. kur më ipet mundësia, jo vetëm për shkrimet e për analizat, as jo vetëm për fotografikat, anise pakëz dhe për faktin se aty “defilojnë” fotografët nga e gjithë bota (eventualisht mos t’kenë bërë ndonje “click” paksa më interesant) – sëfundi, ndër mjaft foto të tjera, nga më të çuditshmet më erdhi kjo, ardhur via AFP / Getty…

(Time LightBox – 10 janar 2012. Bratislav Jovanoviq, 43 vjeç, i pastrehë, hyn në një varr, që ai e përdor si “bujtinë” gjatë kohës së dimrit, në një varrezë të Nishit, 200 km në jug të Beogradit)

Time LightBox – Jan. 10, 2012. Homeless Bratislav Jovanovic, 43, enters a grave, which he uses as a shelter during winter time at a cemetery in Nis, 200 kilometres south Belgrade.
Photo: Sasa Djordjevic—AFP / Getty Images