Opinione dhe kënaqësi – opinion rreth “opinioneve”!

(sg – ap, shk 23 – pak humor)

…”Shqiptarja” (datë 27 Shkurt 2023) shkruan se Shqipëria mund t’jetë vendi më ideal për t’i rrahur dhe zgjidhur “problemet e Amerikës”, via opinionit të Mero Baze (padyshim e njihni, Baze e mban rekordin shqiptar si “gazetari më i rrahur i të gjitha kohërave”) mësuam se Berisha, paralelisht me FBI dhe CIA, po i heton të zezat që Edi Rama ka tentuar t’i bëjë Amerikës…

…sipas Baze, gjithçka që Berisha po bën si “ndihmë” Amerikës, qenka në fakt “ujë për jazin” e mullirit të vet politik, ama kot e ka sepse as Ramës (i cili i ka “Bazat” thellë e gjithandej) por as Amerikës s’ia hedh dot, sa i përket dhelpërizmit dinamik Berisha s’mund të shtyhet me Ramën, kot e mpreh dhëmbin, kot e lëmon gjuhën, për dinakërinë politike dhe vetë Amerika ia ka ngapak zili Ramës, Berisha (tani duke mos i patur më “Baza-t”) thjesht lodhet kot, nuk i shitet…

…desh u kënaqëm dhe ne lexuesit, apo jo – “Shqiptarja” sëpaku na kënaq me opinione, duhet sa më shumë opinione e sa më pak fakte, infotainment-i gazetaresk kështu e ka, lexuesit s’janë gazetarë që të lodhen duke lexuar + verifikuar fakte, pa le që faktet janë aq monotone, bajate, monokromatike si raportet për “xhaxhin” dikur, pa ngjyra, fjalë shterpe, pa thumba e sarkazma, aspak “zbavitëse”, lexuesit (e sidomos vajzat, nuset, gratë, shqiptaret moderne, qofshin “shtëpiake të dëshpëruara” të Vlorës, qofshin Jozefina të Shkodrës) s’i kanë aspak qejf : )

 

Dëshmi publike (ende pa nënshkrimet)!
(sg – ap, shk 23 – pak humor : )

Të prekur thellësisht nga SHQIPTARJA, nga etikat profesionale gazetareske (dmth. të gazetareshave shqiptare), s’na ka pyetur kush por duke i vlerësuar meritat, duke e respektuar korrektësinë “pro” (profesionale), e shohim të udhës solidarizimin + publikimin e një dëshmie publike. Eventualisht mund t’ju duket e pabesueshme, ndoshta dhe tingëllon e pabesueshme, ndoshta dhe përvojen mund ta keni “alarmante”, sikur ju thotë si mund t’kesh besim tek femrat shqiptare, si do u besosh gazetareshave shqiptare, e sidomos jo gazetareshave të “shqiptarisë virtuale” etj etj.

Mirëpo, duke ditur se tashmë Shqipëria e ka ujdisur Ligjin rreth të drejtave autoriale (në v. 2016, më mirë vonë sesa kurrë – i cili ligj ngërthen shumçka, i patën shoshitur jo vetëm të “drejtat” por dhe të “padrejtat”), duke ditur se shqiptaret i respektojnë ligjet mjaft “thellë” (aq thellë, padyshim deri tek nanostrukturat germatike), duke ditur se femrat e drejtësisë shqiptare dhe e gjithë jurisprudenca shqiptare në përgjithësi, ishin-janë-ngelin “shembullorja” e Evropës, po ashtu duke ditur se ‘Shqiptarja” në faqen e vet e ka publikuar Kodin Etik, ose “Standardet dhe Parimet e Etikës Gazetareske” (meqë ra fjala… teksti rreth etikës është aq i gjaaaatë, më i gjatë se “Gjenerali i Ushtrisë…” a ndonjë roman tjetër, dhe vetëm gjatësia të shtyn ta besosh), duke i ditur të gjitha varg e varg si më lart, publikisht dëshmojmë se:

SHQIPTARJA, në asnjërën nga rubrikat si vijon “Home, Edicionet Lokale, Kronikë, Politikë, Shëndet, Ekonomi, Sport, Kosovë & Rajon, Botë, Kulturë, Editorial, Opinion, Të Fundit, Sociale, Drejt Punës, Speciale, Lifestyle, VIP & Spektakël, Receta, Horoskop, Dosje, Fotogaleri, Videogaleri, Pikë e zezë, Sondazhe” NUK ka shkelur asnjë të drejtë autoriale, NUK ka shkelur asnjë ligj, asnjë paragraf ligjor, asnjë “amandament”, e sidomos jo ligjin shqiptar (ruana zot, ligj fringo i ri).

Me ndërgjegjen 100% të pastër dhe të qetë dëshmojmë se SHQIPTARJA NUK ka huazuar, NUK ka kopjuar, NUK ka vjedhur asnjë germë nga Interneti i botës. Dëshmia vlen jo vetëm nga v. 2016 e këndej (deri 2023), por dhe për 16 vitet pararendëse të periudhës “para-ligjore”, nga v. 2000 deri 2016, periudhë kur gazetaria shqiptare ende ishte diç si “wild wild west” e zhurnalistikës. Na ishte se ç’na ishte, le t’ketë qenë, se mos vetëm gazetaria na ishte e “egër, wild, e paligjshme” etj.

Dëshminë jeni të lutur ta nënshkruani strikt me dorë të djathtë, vetëm me të djathtën, pasi të majtën duhet ta mbani në “zemër” gjatë ceremonisë nënshkruese. Nëse jeni i/e “majtë”, fat i juaj, pasi s’është nevoja të nënshkruani, ndershmërinë dhe integritetin e të “majtes” s’e dyshon kush. Dëshmisë sonë ia vlen t’i shtohet dhe “shtojca” parandaluese, pra vlen vërejtja: “Ndalohet rreptësisht ripublikimi i kësaj dëshmie, sipas nenit 80, ligji 35/2016“.