Diellin në Shënjestër – “Aiming the Sun”, 2020

(sguraziu – ap, 2020 – pak art e pak humor…)

(aq e pikëllueshme kur njerëzit i ngatërrojnë artistët – në art disa stile thjesht janë të “rezervuara”, u përkasin ca artistëve specifikë, dhe e kryer)

…në v. 1974 Ilya Bolotowsky (1907-1981) e pikturoi një rreth të “verdhë”, e mbushi me ngjyrash të ngrohta dhe e quajti “Yellow Tondo”, pastaj rreth 1 dekadë më vonë, në v. 1981 rishtas vendosi ta zverdhonte një rreth tjetër, pakëz më ndryshe, kishte pak dallim ama prapë e quajti “Yellow Tondo”, bukur, vazhdimësi e mrekullueshme, mirëpo për fat të keq pastaj vdiq…

…pothuaj 40 vjet pas tij “vendosa” (t’mos imitoj gjë, pse do ta bëja, por) ta vazhdoj trashëgiminë e tij, ajo paletë ngjyrash mjaft intriguese, apo jo, për t’u dalluar pak i bëra jo 2 rrathë por 2 versione drejtkëndore të “tondos”, madje eksplorova dhe më tej (kuptohet, në rastin tim, me brushat pikselative, diç si një lloj studimi, nëse mendoni se e lehtë është, epo jam me fat, me “pixels” më lehtë sesa me klasikat, e saktë dhe kjo)…

…po ashtu për t’u dalluar sadopak nga “origjinali” i tij, pikturën e tretë e titullova “Aiming the Sun” (Diellin në Shënjestër), thjesht sepse nuk i dihet, s’bën që njerëzia të ngatërrohen se kush cilën pikturë e pati bërë, aq e pikëllueshme kur njerëzit i ngatërrojnë artistët apo jo, psh. çdo gjë që vizatoni në stilin e Pikasos, paçka se mund t’i zbuloni mijëra idesh të reja, megjithatë do t’ngeleni pa u vënë re, gjenialiteti juaj origjinal do shkojë dëm, bota s’do dinë gjë, pavarësisht se ç’shpikjesh a risi keni sjellë në dritë, pavarësisht se cila ide revolucionare ju pati shkrepur, njerëzia gjithmonë do mendojnë se ishte vizatim i Pikasos, në art disa stile thjesht janë të “rezervuara”, u përkasin ca artistëve specifikë, dhe e kryer : )

[ Sky Division – “Diellin në Shënjestër” (Ngjyrat I), 2020 ]

[ Sky Division – (after Bolotowsky) “Yellow Tondo 1 & 2” (Rectangled), 2020 ]

 

[ – – en – – ]

[ Sky Division – “Aiming the Sun” (Color Grid I), 2020 ]

…in 1974 Ilya Bolotowsky (1907-1981) painted a circle, he filled it with some warm colors and called it “Yellow Tondo”, then round one decade later, in 1981 he decided to paint another circle, somewhat different but he called it again “Yellow Tondo”… that was great, but unfortunatelly then he died…

…almost 40 years after him I “decided” (not to imitate something, why would I, but) to continue his legacy, that color pallette is intriguing, isn’t it, to differentiate a bit I made not 2 circles but 2 “rectangled” versions of the “tondos”, and I even explored somewhat further (of course in my case, with pixels, sort of a study, if you think it’s easy, well lucky me, yeah with pixels it’s easier)…

…again, to distinguish little bit from his “original”, the 3-rd one I titled “Aiming the Sun”, you know, just in case so people won’t get confused who made what, it’s very sad when people get confused about the artists, for example anything you draw in style of Picasso, you can come up with thousands of new ideas but you would remain unnoticed, your genuine geniality would be in wain, cause no matter of what innovation you brought into the light, no matter of what revolutionary idea you came up with, people always will think “it was Picasso’s drawing”, in art some styles simply are “reserved”, they belong to some specific artists and that’s it : )