(sguraziu, gusht 2018)
…disa ilustrime të artistit Edward Ramos, i diplomuar në Artet e Bukura, dhe talentet e tij përveç vizatimit janë me dhjetra sosh, në një biografi të shkurtër (në Amazon, ku i shet disa nga librat e vet me krijimet artistike) ndër të tjera, thotë:
vuaj nga çrregullimi i njohur si “personalitet i shumëfishtë” (multiple personality disorder), s’bëj shaka, e vërtetë, jam një i çmendur bipolar dhe psikotik, tingëllon e çuditshme, apo jo?
Por është ok, pasi këto çrregullime janë thjesht përparësi për ta krijuar botën time artistike, për t’ju sjellë diç si art jo nga brenda “kutisë ordinere” as nga përjashta saj, por nga në “kuti” fare tjetër!
…teksa po i lexoja këto rreth bipolaritetit e psikotiko-çudisë së tij, sikur po thosha mëvete “amazing… truly extraordinary” – pastaj m’u kujtua që dhe disa miq (poetë e shkrimtarë që i kam njohur ndër vite), vuanin dhe ende vuajnë nga “personaliteti i shumëfishtë” – dallimi i vetëm është se miqtë, çrregullimin e tyre s’kanë guximin t’ia pranojnë as vetes as botës… madje ata akoma pandehin se unë s’di gjë : )