Salushi dhe Nanushi “kuvendojnë” në telefon (Humor)

(batutë nga e kaluara jo fort e largët, atëherë kur në zgjedhjet Ramushi pati humbur nga Lulushi – shkëputur nga një bisedë më e gjatë telefonike, “trasuar dhe vjedhur” nga sateliti prej CIA-s shqiptare – greke – malazeze – maqedonase etj.)

Salushi:
Ik ore budalla… ay bir komunisti, ay vrasës…, ay manipulator… ay qyqe Ramush Kristaq këlyshi ta hodhi ty, ta punoi madje që ç’ke me të, të la me gishta n’gojë, mua jo qebesa kurrë. Ia kam shtrydhur buzën unë… disa herë, ore vëlla… akoma qumësht hi hi yyyy

Nanushi:
Poooo, fort i mençur ti kryemaloku, me atë “sloganin” e qëlluar mirë e kallaise Lulushin, e lulëzove dhe fitove; e pranoj madje dhe të “përkrahë”. Ja psh., që të bindesh se të përkrahë… e do një këshillë nga unë? Për inat të Ramushit të keshilloj që gjithë kosovarëve t’ua japësh nënshtetësinë shqiptare, ashtu të garantoj Dinastia Salushia-Berishia do jetë përgjithmonë… më jetëgjatë se jetëgjatësia e gjithë sulltanëve së bashku.

Salushi:
Mos ofendo ti ulok i pensionuar, se ta fus prapa hekurave… ta këndoj një aso kënge “malsorçe” dhe e di ti, apo ke harruar! Pastaj ore ti shejtan uloku, të njëjtën mund t’them dhe unë për ty, një shenjë dhe ata “janullatosat” të ndjekin nga pas si fatosat, thjesht ua bën me sy… dhe ja. Por lëre aman, vërtet të respektoj sepse ca gjëra i kam mësuar nga ti, nga “fërkimet tona”… s’e mohoj këtë, por kjo s’do të thotë se “malokët” s’janë të vetëdijshëm që kanë t’bëjnë me “ulokët”.

Nanushi:
Ore ta them se ata kosovarët do t’i hedhin dhe pullat postale me portretin tënd, nuset e tyre do ta qëndisin çdo gjë me surratin tënd, çdo duvak e bajrak, ty t’kanë kryeplak, të çmendur pas teje, kjo e qartë. Mirëpo dhe unë i njoh bukur mirë, ata nuk janë aq budallenj. Ti s’e beson ndoshta por po t’isha unë në vend të bllokmen-derdimenit, ta them se të gjitha votat do m’i hidhnin mua. Edhe pse malok, ty kurrë s do ta jepnin voten. Thjesht na mori n’qafë ai Ramush Kristaqi, merre me mend humbi nga një Lulush Bashi… mjerë Tirana për të shkuaren e për të ardhmen. Edhe pse më mirë ai Luli yt se ky Shuli im, pajtohem dhe unë.

Salushi:
…Ika, se Liri ka zier fasule, më therret. Dëgjohemi…

Nanushi:
Okidoki… buon apetito malok babloku, ciaaooo