Profecia – Yahoo djelmoshat, “digital cowboys”!

( sguraziu – ap, pr 2011 – pak humor )

Në një shkrim dikur, diç si humoreskë, titulluar “Në Dimensionin pa Biomasë“, para disa viteve pata shkruar:

– – –
Déjà vu – IV

Titull-titulushi më bën të ndiej prapë respekt për Yahoo-n. Këtë Yahoo-n time që e përdor për 4-5 vjet rresht, në mos 6 vjet. Sall për emailat unë s’mund t’ua kthej kurrë hakun djelmoshave të Yahoo. I përdor shërbimet e tyre pothuaj përditë, i përdor ende, as mendja s’më shkon t’i tradhtoj, t’i lë, t’ua kthej shpinën. Përveç nëse më lënë ata mua. Atëherë është diç tjetër, kuptohet. Përveç nëse marrë një letër nga ta, ku të lexoj:

“I nderuar Mr. Deja Vu,
me keqardhje ju lajmërojmë se shërbimi ynë i postës, pas një dekade shërbimi për gjithë njerëzit e botës, pa bërë dallime nëse janë amerikanë, malazezë, çifutë, kinezë, babilonasë, eskimezë, inkasë apo të ardhur nga Neptuni, nuk do t’jetë tani e tutje falas. Për fat të keq, s’është e mundur tutje të punojmë falas. E dimë se ju keni qenë ndër përdoruesit më të devotshëm, pa paguar asnjë cent për shumë vjet me radhë, por ne shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.
Me nderime e respekt,
Yahoo-djelmoshat”.

Një këso letre do t’ishte e ftohtë si ai telegrami që ta sjell një lajm tepër të rëndë. Ose si një letër ku e dashura, ajo më e dashura, zemra, zemërushja… ta thotë troç, se t’ka lënë përgjithmonë. Dhe ti e di mirë se ajo çfarë thotë letra është fundi, fundi i vetë fundit.
– – –

Dhe pas kaq vitesh të Deja Vu-ekskursionit, ja çfarë emaili më erdhi nga Yahoo-djelmoshat. Ok, kësaj radhe është vetëm për “upgrade”, por lehtë mund t’ishte dhe “email lamtumire”! Mendoni pakëz lidhur me “profecinë” time, nëse i përdorni shërbimet falas, me vite e me vite!

YAHOO MAIL – SERVICE ANNOUNCEMENT

Dear S. Guraziu,
Thank you for being a Yahoo! Mail user for the past 4 year(s). We look forward to bringing you an even faster, safer, easier-to-use Yahoo! Mail very soon. In the coming months, we will ask you to upgrade to the newest version of Yahoo! Mail for your account. All Yahoo! Mail customers will be asked to upgrade. But in the meantime, you don’t have to wait, you can have the newest Yahoo! Mail today.
If you don’t upgrade now, we recommend that you upgrade soon.
Thank you for being a loyal Yahoo! Mail user.
We hope you enjoy the newest version of Yahoo! Mail.

David McDowell
Senior Director, Yahoo! Mail Product Management

[ photo: The Yahoo logo is shown at the company’s headquarters in Sunnyvale, California April 16, 2013 ]