Operacioni shumëkombësh “Alba” (Agimi) – Shqipëri, 1997

Operacioni shumëkombësh “Alba” (Agimi) – Shqipëri, 1997 – Misioni i parë shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, që nga Lufta e 2-të Botërore. Trupat e Armatës së 3-të Italiane e morën përgjegjësinë për misionin e “përkohshëm” të njohur si “Operacioni Alba”.
Njëmbëdhjetë kontributorë ose kombe evropiane i dhanë ndihmë humanitare dhe ekonomike Shqipërisë më 1997, e cila ndodhej në një situatë jashtëzakonisht dramatike, me vështirësi të mëdha ekonomike e politike.
“Alba” (Agimi) ishte një forcë paqeruajtëse shumëkombëshe e dërguar në Shqipëri, në v. 1997. U drejtua nga Italia, synonte për t’i ofruar ndihmën e duhur qeverisë shqiptare që ta rivendoste rendin dhe ligjin në vendin e trazuar pas rebelimit masiv e kaosit.

Fotot: Michele Pero – Ushtria italiane duke patrolluar në portin e Vlorës, 1997