Lydia Davis – Posti në Universitet

Teksti si “trup” i Poezisë!

…poezia e shpërndarë sot nga Poetry Foundation si “Poezi e Ditës” (Poem of the Day) është aq simpatike dhe e pazakonshme… është “dëshmia” e mrekullisë poetike moderne, teksti është vetëm “trupi” i poezise, shpirti dhe metafizikja janë ashtu-kështu të padukshme, poezia moderne e postmoderne vërtet s’ka nevojë për “petka”, as stilistike as të formës, është e lirë dhe mund të ekspozohet e “lakuriqësuar”, totalisht si “nudo shpirtërore”…
(sguraziu)

POSTI NË UNIVERSITET
Lydia Davis [ 1947, ShBA ]

Mendoj se e di çfarë personi jam. Mirëpo pastaj më shkon mendja që një i huaj do t’më përfytyrojë fare ndryshe, kur ai ose ajo të dëgjojë këtë apo atë për mua, bie fjala se kam një post në Universitet: fakti që kam një post në Universitet do duket si domethënie që unë jam ai lloj personi që ka një post në Universitet. Dhe pastaj do duhet ta pranoj, si surprizë, se, në fund të fundit, e vërtetë është që kam një post në Universitet. Dhe nëse kjo e vërtetë, atëherë ndoshta vërtet jam ai personi që dikush e imagjinon kur dëgjon se ka një post në Universitet. Mirëpo, nga ana tjetër, e di që vetë s’jam ai lloj personi që imagjinoj kur dëgjoj se aksh personi ka një post në Universitet. Më pastaj e kuptoj problemin: kur të tjerët më përshkruajnë kështu, atyre iu duket se më përshkruajnë plotësisht, ndërsa në fakt përshkrimi i tyre s’është i plotë, një përshkrim i plotë për mua do duhej të përfshinte të vërtetat që përshfaqen mjaft kontradiktore me faktin se unë kam një post në Universitet.

– – –
© 1997, Lydia Davis – Burimi: Almost No Memory (Picador, 1997), via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2018