Sindromi i Njutnit – Njutni e aspironte nofkën “Shekspiri i Shkencës”!

S. Guraziu – Ars Poetica, K 2014 (Koment – Hm… ky koment mund të duket si shaka, ama është një shaka serioze : )

Steven Pinker i përdor teoritë e Biologjisë së Evolucionit për të shpjeguar se përse “të shkruarit akademik” sot është aq i keq! (shih lidhjen për artikullin më poshtë).

Ndërsa sipas meje, problematika rrënjët i ka në “vesin” e çuditshëm të Njutnit…
Shkrimet akademike vërtet janë katandisur si mos më keq (tekefundit sa i përket “kompleksitetit”, kjo është e saktë), unë mendoj se kjo dukuri patjetër ka të bëjë dhe me influencen e figurave të famshme të historisë… si Hegeli, Heidegeri, Lakani, Derrida etj… nuk janë të pafajshëm as “postmodern-iiizmat” e panumërt (siç është “ankuar” dhe autori S. Pinker), por sipas meje problematika rrënjët i ka që në kohën e Njutnit, respektivisht në “vesin” e çuditshëm të tij.

Dihet për Njutnin që kur e pati shkruar “Principia” pati bërë çmos që ta komplikonte deri në marrëzi. Çdo gjë që shkruante aty kishte dëshirë të dilte sa më komplekse që t’jetë e mundur, thjesht që të dukej sa më e vështirë si “shkencë”… Mendoj se Njutni tinëz e aspironte nofkën “Shekspiri i Shkencës”… or something : )
Propozoj që kjo problematikë e “koklavitjes së qëllimshme” shkencore (ose ky ves), nga bota akademike tani e tutje të njihet si “Sindromi i Njutnit”!

– – –

Steven Pinker – Artikulli:
http://www.openculture.com/2014/07/steven-pinker-uses-theories-from-evolutionary-biology-to-explain-why-academic-writing-is-so-bad.html