Shpikjet dhe Zhvillimet Teknologjike – AI vs. HI (Shtojcë)

S. Guraziu – Sky Division, Prill 2023 – AI (Inteligjenca Artificiale) vs. HI (Human Intelligence – Inteligjenca Njerëzore) – Video, dhe transkriptimi

(Transkript)
Video-materialet: Engineered Arts Ltd. (Mbr. e Bashkuar), “Muzeu i Ardhmërisë” (Museum of the Future) Dubai, EBA, Consumer Electronic Show – CES 2022 – Las Vegas, ShBA

…vitin e kaluar, “Muzeu i Ardhmërisë” në Dubai, e rekrutoi robotin Ameca si pjesë të stafit për t’i ndihmuar vizitorët lidhur me pyetjet e tyre…
…”ky robot është fort unik, dhe kjo qëndron sepse e përdorë AI (Inteligjencën Artificiale) sa i përket kuptimit të pyetjeve nga vizitorët dhe për mënyrën si përgjigjet” – sqaron Drejtori i muzeut futuristik…

…robotika dhe AI (Inteligjenca Artificiale) si fusha të teknologjisë janë të lidhura ngusht, mirëpo janë dy gjëra fare të ndryshme, sidoqoftë, pjesës dërrmuese të entuziastëve (e madje dhe vetë mediave, psh. Economist, CNN News18, Wired, EuronewsNext etj. ) sikur u pëlqen t’i “ngatërrojnë” ngapak gjërat, thuase qëllimisht kanë dëshirë t’i lënë si “eufori” – pse, s’e kemi idenë : )

…në rastin e robotit Ameca fjala është për robotikën e avancuar, tekno-zhvillim impresiv janë aspektet biomimetike, kontrolli i lokomocionit dhe i mini-motorëve ( psh. shprehjet faciale, por dhe motorët e tjerë lidhur me lëvizjen e qafës, të gjymtyrëve etj. ), të gjitha këto kanë të bëjnë me robotikën, e jo me AI…

…biomimetika është “kopjimi” i modeleve, i sistemeve dhe i elementeve të natyrës me qëllim të zgjidhjes së problemeve komplekse mekanike – termi “biomimetikë” vjen nga greqishtja “bios” (jetë) dhe “mimesis” (imitim)…

…njëra nga fushat e lidhura ngusht me biomimetikën është bionika (ose inxhinieria e frymëzuar nga mostrat biologjike), e që është aplikimi i metodave dhe i bio-sistemeve të natyrës për studimin dhe projektimin e sistemeve inxhinierike dhe të teknologjisë – termi qe farkuar nga Jack Steele në v. 1958, në lidhje me TV-shfaqjet e kohës me plot personazhe e heronj që u jepeshin fuqi “mbinjerëzore” me implantet e ndryshme elektro-mekanike…

…roboti Ameca (prodhim i Engineered Arts Ltd. – Mbr. e Bashkuar), “intervistë” me Ken Pyle – vitin e kaluar, gjatë Consumer Electronic Show – CES 2022 – Las Vegas

…vallë çfarë ndodhë tani këtu !?
“we hu (mans)… we robots do not make plans” – neve nje (rëzit) nuk bëjmë plane : )

…si është e mundur që një robot aq i avancuar gabon njësoj sikur dhe njeriu, por sakaq e korrigjon veten “neve njer… robotët nuk bëjmë plane”

…kjo ndodh sepse “goja” e Ameca nuk është AI por vetë njeriu, i ndihmuar nga softueri TinMan Telepresence (sytë-kamerat dhe të “folurit” e robotit kontrollohen nga distanca), TinMan e bën “të mundur falsitetin” e ndërveprimit realistik mes njeriut dhe robotikës, pra kompania Engineered Arts nuk përdor AI por një softuer që është dmth. teknologjia e tyre e teleprezencës, dhe ua mundëson njerëzve të “bisedojnë gjoja me robotët” sa më realisht t’jetë e mundur – në rastin e Ameca nuk përdoret AI sepse një AI i tillë ende nuk ekziston, AI aq e avancuar është ende me dekada larg, tani për tani AI nuk ofron nivel bindës ndërkomunikues, nuk ka aftësi biseduese si njeriu, sidoqoftë sistemet e EA i kanë disa segmente të AI që s’u duhet ndihma e HI (Inteligjencës Njerëzore – Human Intelligence), me kombinimin e AI (inteligjencës artificiale) me HI (inteligjencës njerëzore) thuhet se është një lloj “inteligjence hibride”…

…psh. roboti tjetër nga e njëjta kompani, i quajtur “RoboThespian”, duke i përcjellur fjalët e njeriut (ardhur nga mikrofoni) na e “sqaron” se si funksionon ndërvepërimi robot – njeri : )
…nuk “flet” roboti, anise “goja” i lëviz me mini-motorët, por thjesht dëgjohet “parlanti… spikeri” i montuar në gjoks, njësoj siç na “flet” dhe TV-ja…

…teleprezenca është pothuaj “njësoj” siç kontrollohen kamerat (e TV) në studio me butonat nga pulti i regjisorit…
…kompania Engineered Arts e përdorë Sistemin Operativ “Tritium”, dhe softuerin TinMan (për teleprezencën), gjithçka zhvilluar nga inxhinierët e “shtëpisë” – roboti këtu shtiret i mençur me mendjen e njeriut, por mund të ushqehet dhe me përmbajtje të programuar, dmth. të këndojë, të fishkëllej etj.

…Sistemin Operativ “Tritium” kompania simbolikisht e quan “magjia që e vë në lëvizje metalin”, natyrisht e bukur si frazë reklamatike – realisht aq larg të vërtetës : )
…ironia është se në të ardhmen robotika dhe AI do (mund të) “bashkëdyzohen” pothuaj plotësisht, mekanikat e futurizmit mund t’jenë fort të avancuara – njeriu i së sotmes ka madje “frikë” se AI mund t’i përdorë robotikat kundër njeriut, përndryshe pa robo-mekanikat, vetëm si kod virtual, Inteligjenca Artificiale (AI) s’ka si t’jetë ndonjë rrezik…

…dihet se dronet që i kemi sot, nëse AI t’ishte aq e avancuar sa të “mendonte” si njeriu, mund të përdoren si “bomba” që tani, dmth. si elemente mekanike që i duhen AI-së, dhe vetëm kaq teknologji sa kemi do ishte e mjaftueshme për ta përdorur dronin kundër njeriut – të njëjtin fakt e pati përdorur James Cameron në filmin e tij “Terminator”, anise dronet e tij filmike ishin gjoja fort të avancuara, operonin si robot-fluturake të frikshme, armatosur “gjer në dhëmbë”, ndërsa AI (si virtualizëm i mençur) ishte vetë Interneti : )

…në AI-platformat e Internetit (që i kemi tani), dikush e pati pyetur AI-në:
“si do kishe qasje në çelësat e bombës atomike kur çelësat janë fizikë, e jo digjital ?”
AI-ja qe përgjigjur (përafërsisht) “epo, mbase do ta tele-komandoja ndonjë robot aty afër : )

***
[ ngjitur: skyd_zhvillimet_teknologjike_ai_vs_hi_shtojce.jpg, dhe skyd_-_ea_ameca_robotics_and_ai.mp4 ]

(në “Telegrafi” të Prishtinës dje pashë një artikull “Roboti Ameca përgjigjet me mimika…”, dhe duke qenë se para disa ditëve e postova një artikull “Shpikjet dhe avancimet teknologjike – Lindja e Internetit!”, mendova t’ia shtoj dhe pjesën lidhur me AI e me robotikat – në këtë rast ndoshta qasja videografike ndihmon për ta kuptuar “shtojcën” shumë më lehtë.)