Dikur dhe Kolinda m’harroi në Tiranë, asgjë…!

sguraziu – ap, prill 23 – pak humor

…një Presidente duhet me fjalë të mëdha, me fjalë “presidenciale”, me fjalë diplomatike, me fjalë shtetërore, fjalët presidenciale duhet t’jenë në fakt vetë “Arti i Fjalës”, duhet të zgjedhen e të peshohen njësoj si t’na ishin diamante të rralla, aso që s’i pati gjetur kurrë as Mandela, pa le që s’janë vetëm diamantet të çmuar… fjalët e tyre duhet t’jenë perlash tepër të rralla, gurëzish të “padëgjuar”, jashtëzakonisht të çmuar, ja pse dhe fjalimet e tyre shkruhen nga aso ekspertë të fjalës e të penës…

…le ta marrim një shembull – para disa viteve nuk qesh “hidhëruar” që ish-Presidentja e Kroacisë (ajo Kolinda me buzëqeshjen marramendëse) e pati vizituar Tiranën dhe m’pati harruar, pati mbajtur fjalim me fjalë aq të zgjedhura, pati folur për marrëdhëniet e mira kroato-shqiptare, gjithçka që pati thënë Kolinda ishte për lakmi, fjalim që të mallëngjehesh nga “ndjesia diplomatike” e nga ëmbëlsia, ama ç’e do, mua s’më pati përmendur fare, qesh pikëlluar pakëz por jo të prekesha, sepse e kuptoja, s’janë të gjitha buzëqeshjet “natyrale”, Presidenteshat shpesh duhet të buzëqeshin diplomatikisht, njeriu s’duhet ngatërruar me ato “buzëqeshjet” e politikave : )

…s’e mohon kush, fjalët e Presidentes a të Presidentit kanë teeepër rëndësi – sot mësova se Presidentja e Republikës së Kosovës e paska emëruar dikend këshilltare në Kabinetin Presidencial, dmth. për ta këshilluar “veten” (s’po i di tani me emra, se kush na qenka këshilltarja, ehuu s’jam as gazetar, s’e kam “borxh” me detaje e me cikërrimash formale), anyway… fjala ishte për një bukuroshe kaçurrelkë – meqë ashtu-kështu ra fjala, urime pra asaj kaçurrelkës kosovare e edhe Presidentes…

…e qartë se Presidentja ka nevojë për këshilla, e sidomos në fushën e komunikimit, duhet patur kujdes çfarë thua si Presidente, ka tepër rëndësi “çfarë thua + si e thua” – ndërsa sa për vendimmarrjet, sa për politikat që duhet ndjekur e lehtë kjo punë, psh. thuase Presidentja deri sot na paska vendosur për ndonjë gjë (vitale për Kosovën) “jashtë” instruksioneve të ShBA e të BE, thuase paska folur pa u këshilluar me ta, thuase ajo vepruaka e flitka pa “këshillat” e Amerikës, thuase Kosova vërtet na qenka totalisht e “pavarur”, pavarësi deri në atë shkallë sa “vazaliteti” tutje s’na duhet (madje as Bondstillat, e këso marifetesh të NATO-strategjikave), qëkur tani dimë të vendosim vetë, dimë të “vetëvendosim”, 100% independently : )