Arbiter Elegantiarum – “Hapi sytë populli im i dashur” (Isa Thaçi)

(sguraziu – ap, 2 prill 23 – koment)

…anise gjysmë faqe tekst, dhe z. Thaçi bëka lëshime ortografike e gaboshkrime ndoshta më shumë se gjithë gazetat e Kosovës së bashku, megjithatë teksti sikur lë shijen se na flet vetë ndërgjegjia e autorit, z. Thaçi thjesht e ka shpalosur dhimbjen e vet, “hapi sytë dhe kthjelloje mendjen populli im i dashur” ka shkruar ai, drejt e nga zemra, sepse ky ndoshta s’është i lidhur me ndonjë “kod” për ta mbrojtur gjoja “fuqinë e gazetarisë”, dhe as çështjen e mbijetesës gazetareske…

…psh. krijohet përshtypja se gazetaria kosovare tani për tani pikërisht nga kjo vuan, thuase gazetarët i mundon sfida e të qënit dhe të ndenjurit besnikë ndaj bosëve të tyre, të cilët tutje e kanë detyrë t’u rrinë besnikë neo-oligarkëve e matrapazëve të pasur, sikur dhe këta që (me ligjin e reciprocitetit) duhet t’u rrinë besnikë akterëve (mafiozëve) të politikës, gazetarët e dinë se nuk është ndonjë “rocket science”, thjesht vërtitet njëfarë “rrethi i viciozitetit” – edhe George Orwell e dinte se gazetaria është të publikosh diç që dikujt tjetër s’i pëlqen t’jetë e publikuar, të gjitha segmentet tjera të “zhurnalistikës” janë diç si tepricë estetike, thjesht “public relations”, nuk janë “thelb” i gazetarisë…

…thuase gazetarët përballen me t’njëjtin “kod” sikur dhe mafiozët e vërtetë, bie fjala dihet se “omerta” është një kod obligativ i heshtjes, një kod gjoja “nderi mafioz” (meqë dhe mafiozët e kanë “nderin” e vet : ) është detyrim që asnjëherë, në asnjë rrethanë t’kërkosh drejtësi tek autoritetet, apo ndihmë tek ato policore, ligjore, shtetërore e këso… në asnjë mënyrë, e që do rezultonte në zbulimin e krimeve të kryera vetë, apo të të tjerëve, si komunitet mafiozët janë të bekuar, andaj heshtja është obligative dhe ndërsjellazi “shpërblehet” me nderin e mafiozitetit – përndryshe nëse mafiozët t’mos i kishin “nderin dhe kodet” e veta padyshim do i kapnin përditë : )

(ngjitur : shkrim i z. Isa Thaçi, në blog-faqen e vet, 20 Nëntor 2020)