Politikat shqiptare – pothuaj gjithçka “përgjysmë”

(sguraziu – ap, p 23 – grafikë dhe pak humor)

…shihi të “majtat” shqiptare, lumturushe të kuvendeve, sa dominante, shihi logo-trëndafilat, herë vjollcë e herë vetëvendosin për të kuqen, asnjëra gjysmë s’ia bën me hile gjysmës tjetër, as në Kosovë as në Shqipëri, nuk merren me spiunllëk, me ndërskamca politike, e “ndajnë” Kuvendin përgjysmë, mediat “përgjysmë”, pollavrat “përgjysmë”, dallaveret “përgjysmë”, pazaret “përgjysmë”, bankat “përgjysmë”, gjithçka përgjysmë, s’ua trazon kush as jazin as vegshin, s’u “përzihet” kush as nga jashtë e as nga brend, fatlumësia s’ka si ndryshe, patjetër se fatlume të “majtat” shqiptare…

…thashë “përzierje”… sepse nëpër botë ka lloj-lloj çudirash, lloj-lloj padrejtësish (ose tekefundit historia ka plot çudirash), psh. në Holandë në vitet ’70, dmth. të shek. XX, qenë bërë bashkë CIA (po, ajo e Amerikës, s’ka tjetër CIA : ) me BVD-n e Holandës dhe e patën themeluar Partinë Marksiste-Leniniste të Holandës (MLPN), si parti politike tashmë është aso “defunct”, parti e flakur në mbeturinat, jashtë lojës politike, ama sa ishte funksionale ishte aso partie ruana zot, parti mozomokeq, diç si parti “fantomike, manipulative, mashtruese, gënjeshtare”, shkurt… parti spiunësh hesapi (atëbotë Shërbimi Informativ i Holandës, BVD ishte diç si “cia holandeze”, tani quhet AIVD (Algemene Inlichtingen en Veiligheidsdienst – Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë)…

…imagjino, bëhen bashkë Amerika e Holanda për t’ia bërë me hile komunizmit holandez, shih çfarë padrejtësie politike, imagjino CIA themelon parti “marksiste” në Holandë dhe nëpërmjet strukturës politike për ta hulumtuar simpatinë për “leninizmin”, “maoizmin”, për “sovjetizmin”, për “titoizmin”, për “enverizmin” etj., dmth. për t’ia bërë me hile komunizmit, booo padrejtësi historike (ndaj politikës demokratike) – e qartë se amerikanët i kishin hallet e veta, ai Fideli i Kubës aty në “prag t’shpisë” e lëmonte mjekrën, hante llokume këmbëkryq me sovjetët, madje për pak sa s’qenë bërë gazi i botës me ato “raketat”, s’jam duke i gjykuar as ata e as këta (kush na qenkam unë ta gjykoj historinë, larg qoftë), thjesht desha të sqaroj se bota njeh lloj-lloj çudirash…

…të majtat shqiptare sëpaku nga aspekti politik duhet t’jenë 100% “fair”, politikat e kanë hijeshinë e vet ndershmërisht, s’u kanë hije hilet politike, partitë tjera më të vogla duhet t’i trajtojnë super-denjësisht, ndërsa nga aspekti “historik”, meqë e përmenda padrejtësinë historike ndaj politikës holandeze, aty-këtu mbase do ishte e hijshme ta kujtojnë “paranojën” e Xhaxhit dikur, historia s’i ka “harruar” bunk-paranojat, kuptohet se populli s’merrej me të huajt, të zënë pas punës, pas aksioneve, të hutuar pas lumturisë, pas festivaleve të këngës… ama “Sigurimi” i njihte fort mirë, me amerikanë e me gjermanë, me lulandezë e me kikirezë, ia freskonin raportet e “sigurisë” çdo ditë, s’po them se “paranoja” e tij e pati shpikur bunkerizmin, as nuk them se gjoja bunkerizmi e pati shpëtuar enverizmin… s’jam duke shpikur ide, as duke i gjykuar paranojat historike, thjesht e përmenda si fakt : )

…duke u marrë me grafikën, bazuar në ngjyrat, bazuar në laryshinë politike, më dilte sikur politikat kosovare na qenkan gjoja më “demokratike” se ato të Shqipërisë, këta thuase strikt i paskan ndarë “mendjet e pëlqimet”, o majtas o djathtas…