Historia Shqiptare nën lupën e CIA-s!

Janar 1964 (Rasti Nexhmije & Enver Hoxha – Mehmet Shehu)

…detaje të hollësishme rreth-e-rrotull triadës Enver – Nexhmije – Mehmet Shehu – nëse Nexhmija të vdiste, çfarë pastaj, ç’efekt do t’kishte vdekja e saj për subjektin Enver Hoxha, si do ta gjente “ngushëllimin” ai, kah do anonte të “ngushëllohej”, nga fëmijët e vet apo nga Mehmet Shehu etj etj – Koment, evaluim i thellë “psikologjik” (madje përdoret dhe fjala “simbiozë : ) nga ndonjë bashkëpunëtor i CIA-s (s’po them spijun, s’është as nevoja), nga dikush që ndoshta nuk ishte dhe aq larg “letërsisë” (sa i përket shkrimit), nga dikush që dinte shumë për çështjet e brendshme të Enverit, nga dikush që kishte dhe makinë shkrimi… xhaxhi-Hoxha ndoshta s’e kishte idenë mirëpo për “hesapet” e tij dikush dinte shumë më shumë sesa ai pandehte, sëpaku kështu lënë përshtypjen dokumentet e CIA-s

Dhjetor 1952 (“Përmbysja” e E. Hoxhës)

…shqyrtim, parallogari analitike lidhur me konsekuencat ose pasojat për situatën politike rajonale (të Ballkanit) nëse të ndërmerrej aksion konkret i “përmbysjes” së regjimit të E. Hoxhës – psh. siç ishte operacioni i CIA-s i ashtuquajtur “Pigs Bay” (Gjiri i Derrave) në Kubë, Fidel Castro erdhi në pushtet në v. 1959, “Gjiri i Derrave” u ndërmor më 1961, kryer nga kubanezë të krahut të djathtë, mbështetur nga CIA amerikane, operacioni synonte ta përmbyste regjimin komunist te Fidel Castro, anise pati dështuar. Pas dështimit, Kastro dhe regjimi i tij sikur për “inat” qenë përkushtuar akoma më këmbëngultësisht rreth Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit…

Intelektualët e Pavarur (Rasti i Dr. Krist Malokit, Austri)

…sipas CIA-s, intelektualët e Ballit Kombetar të Italisë s’munden dot pa shkrimet e Dr. Malokit, për gazetën e tyre
…Fejzë Domni, një student i mjekësisë do t’niset nga ShBA për në Austri dhe do ketë shans ta shoqërojë mjaft Dr. Malokin – kuptohet, i di Meta puntë e veta – thotë populli kosovar, natyrisht që CIA do e gjente mënyrën për ta “shoqëruar” Krist Malokin : )
…anise Krist Maloki s’është aq “prioritar” si shënjestër, si “target” i CIA-s (meqë i “sheh” punët e veta, psh. edhe pse i ftuar nga zyrtarët shqiptarë s’ka pranuar të kthehet dhe t’i ndihmoje atdheut), eventualisht mund t’jetë ndihmë e madhe për ekspozimin e Eqrem Çabej, i cili e ka “pushkë” si me xhaxhi-Hoxhën, si me Mehmet Shehun etj
(e pamundur të grumbullohen me dhjetra e dhjetra dokumente në 1 fletë të vetme, dhe t’jetë e lexueshme, sidoqoftë i bëra grumbull ca gjëra sa për ta patur idenë)

(përgatiti s. guraziu)

koment:
tingellon ndoshta “ironike” por këto 10 vitet e fundit për historinë shqiptare më shumë kam mësuar nga CIA sesa nga historianët shqiptarë, psh. pa dokumentet e CIA-s, sa për historianët tanë s’do kisha kurrë shans të mësoja këso detaje, dhe ky është vetëm 1 dokument nga 300-400 sosh : )