Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë

[ pagat minimale të Kosovës, premtimet, planet – disa infografika ]
(sguraziu – ars poetica, prill 23 – pak fjalë dhe fakte, të dhënat: RFE/RL, Inc. © 2023)

…pagat aktuale minimale të Kosovës janë nga 130 € – 170 € (kjo u varka nga mosha), ndërsa dyqani “gjirafamall” thotë 1 lodër traktor “porsche diesel junior” kushton 158.43 €, mund të paguhet me Raiffeisen Gold Bonus dhe TEB Starcard deri në 12 këste pa kamatë për vetëm 13.20 € në muaj, traktori ka një zinxhir me cilësi të lartë të mbrojtur nga pluhuri dhe papastërtia, ka një sedilje të rregullueshme dhe timon : )

…”pas 2 vitesh qeverisje, nga 11 premtimet e “Vetëvendosje-s” (partisë në pushtet) sa i përket ekonomisë dhe mirëqenies sociale, vetëm 2 premtime janë realizuar, 8 nga to ende s’kanë nisur të përmbushen ose realizohen, 1 premtim është në proces” – shkruante Erjonë Popova, më 22 Mars 2023, RFE/RL – njëri nga 2 premtimet e realizuara, psh. qe premtuar se fëmijët nën moshën 2 vj. do kenë shtesa mujore prej 20 €, kurse fëmijët tjerë nën moshën 16 vj. do kenë + 10 € në muaj, ky premtim është realizuar – duhet thënë “bravooo Kurti” tani, apo çfarë, për 10 € fëmijëve !

 

 

Nga 11 premtimet e Vetëvendosjes në ekonomi dhe mirëqenie sociake, 8 nga to nuk kanë nisur të përmbushen, 2 nga to janë realizuar plotësisht, 1 është në proces.

Pagë minimale prej 250 eurosh

Pagën minimale planifikojmë ta rrisim në 250 euro, për angazhimin prej 40 orësh në muaj“, ishte premtimi tjetër i partisë në pushtet. Ky premtim është në proces të realizimit. Projektligji që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur aty ku ka qenë në dhjetor: i miratuar në lexim të parë. Për të hyrë në fuqi, ai duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë në Kuvendin e Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

13. Shtesa për fëmijë: 10 dhe 20 euro në muaj

Vetëvendosje ka premtuar se të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurosh, kurse për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj. Ky premtim është realizuar. Në gusht të vitit 2021 është marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 20 eurosh për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj. Ndërsa, shtesat prej 10 eurosh janë zbatuar gradualisht. Vendimi i Qeverisë i qershorit 2022 thotë se “duke filluar nga data 1 janar 2023, të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare mund të marrin shtesa”.

14. Pushimi i lehonisë dhe ai prindëror në total do të jenë 12 muaj

Vetëvendosje ka premtuar se pjesëmarrës në pagesë do të jetë edhe shteti dhe se këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit. Ky premtim nuk është realizuar. Me ligjin aktual, babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në 2 ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim të papaguar. Pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë – aktualisht 250 euro – ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

15. Nënat e papuna do të marrin pagë minimale prej 250 eurosh për 6 muajt e pushimit të lehonisë

Ky premtim ka nisur të realizohet në shtator të vitit 2021, por me pagesë prej 170 eurosh në muaj. Qeveria ka marrë vendim që lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për 6 muaj, ndërsa të punësuarat do të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

16. Skema e punësimit të garantuar për moshat 16-18 vjeç

Vetëvendosje ka premtuar që me këtë skemë, të rinjtë e moshave 16-18 vjeç do të kenë mundësinë e përfitimit të pagës dhe vendit të punës, të garantuar nga shteti deri në një vit të plotë. Ky premtim nuk është realizuar.  Platforma “superpuna” që u vu në funksion më 6 shkurt 2023 nga Qeveria e Kosovës, u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç. Në kuadër të saj, shteti subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.

[ Erjonë Popova – Mars 22, 2023 (Radio Evropa e Lirë © 2023 RFE/RL, Inc.) – Ekstrakt ]

 

31 Janar 2023 – Radio Evropa e Lirë