Më 28 Prill 2023 në Stokholm u promovuan 2 libra

s. guraziu – ap, 11 maj 23 – video-shkëputje, 1 m

[ miku i Madh i gjithë shqiptarëve, Albanologu Ullmar Qvick ]

…videoja e publikuar sot në youtube-kanalin RTV AlbSe (11 Maj 2023) na e shpalos aktivitetin në hapësirat e Ambasadës së R. së Kosovës në Stokholm, mbajtur më 28 Prill 2023, me rastin e promovimit të dy librave nga autori Qerim Kryeziu, “Shqiptarët në Retrokujtesën Nordike” dhe “Trinia Shqiptare e Suedezit Ullmar Qvick” – mësova se miku i madh i shqiptarëve, Albanologu Ullmar Qvick s’paska mundur të jetë prezent, por u qenka drejtuar me anën e një letre…

…në slajdin e murit përball (gjatë “ecjes” së videos) thuhet se z. Qerim Kryeziu përcjell, shkruan e raporton për veprimtaritë politike, për aktivitetet kulturore, për botimet letrare, për programet koncertale të mërgatës shqiptare në Skandinavi, se gjurmon nëpër arkiva, biblioteka e nëpër muzeumet nordike shkrimin, kujtimin, mendimin skandinav për shqiptarët, dhe se në rastin konkret të eventit të sotëm, të pranishmëve do u flet si ishin dikur lidhjet shqiptaro-suedeze, e po ashtu si është sot veprimtaria e mërgatës shqiptare në Suedi…

…ç’të thuhet pos “Urime” – me botim librash e me evente kulturore, kuptohet përveç si dëshmi e aktivitetit kulturologjik të mërgatës, nderohet dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Ullmar Qvick (ashtu miqësisht, në mënyrën e thjeshtësuar, përmes dritares së chat-it ia shpreha urimet personalisht), patjetër urime dhe autorit Qerim Kryeziu për librat, urime dhe “AlbSe” por dokumentimin e eventit kulturor dhe për video-lajmin si përmbledhje, urime dhe organizatorëve, të gjithëve që kanë kontribuar e ndihmuar rreth promovimit, urim e falënderim dhe Shkëlqesisë së Saj, Znj. Ambasadore Geci-Sherifi, edhe publikuesit nga Prishtina etj…

[ për blog-faqen Ars Poetica e shkëputa 1 min – videoja në youtube zgjatë rreth 1 orë, eventin promovues më 28 Prill e mbulon mjaft detajisht, vizito youtube-kanalin RTV AlbSe, i strehon mbi 500 videohttps://youtu.be/SnXX71zFoFI ]