Henryk Siemiradzki – Frineja në “Festën e Poseidonit”, në Elisea, 1889

Henryk Siemiradzki (1843-1902) – Frineja në “Festën e Poseidonit”, në Elisea, 1889

Henryk Siemiradzki (1843-1902) – Frineja në “Festën e Poseidonit”, në Elisea, 1889

* Frineja ishte prostituta më e bukur dhe më e pasur e Greqisë së lashtë, e dashura e skulptorit të famshëm, Praksitelit, bukuroshja antike ishte modeli dhe muza e tij për skulpturën e Afërditës, thuhet se Praksiteli qe frymëzuar kur ajo, në “Festën e Poseidonit” qe zhveshur dhe qe zhytur në det të lahej, dhe duke dalur nga uji e rrethuar nga shkuma e shkëlqimi, detaj që u kthye pastaj në versionin mitologjik për lindjen e Afërditës (ose Venerasë, perëndeshës analoge romake) nga shkuma e detit.
Frineja pati grumbulluar aq shumë pasuri, sa pas shkatërrimit të Tebës nga Aleksandri i Madh (me rastin e kryengritjes së tyre), ajo e pati bërë publike ofertën që t’i rindërtonte vetë muret e qytetit, me kushtin që të vendoseshin pllakat “Çfarë qe shkatërruar nga Aleksandri, rindërtuar nga Frineja” !

Nuk e di pse qe refuzuar oferta e saj, mbase do ketë qenë mjaft “fyese” : ) që një prostitutë ta mëkëmbte privatisht, me ekonomikat e veta, qyetetin e shembur nga Aleksandri i Madh, ndërsa dihet, Teba ishte vetë djepi i “civilizimit” grek, nga aty qe nisur gjithçka…
(s.guraziu)