SG – Logjika e Dritës (I), 2013

LOGJIKA E DRITËS (I)
S. Guraziu, 2013

(zëri ynë rrahje e plogshtë e zemrës, ne kurthuar brenda daulleve të letrës)

Klithmës sonë ndoshta i duhet
shpejtësi e dritës t’u paraprijë
hapave, tundimit dhe çapitjes,
vetëm letra s’e ngop inercinë,
sado e bujshme t’jetë flaka,
s’mjafton – letra nuk tradhton,
do digjet me t’njëjtin vrull e zjarr,
ishte dhe përherë ngelet flijim
shpirtrash n’altar, por ndoshta
s’ka energjinë për “ultra-modernen”
e hapit, për ëndrrat e njeriut të ri.

Sot klithmat tona germatike
pështillen si “***dhët n’tirq” lakoreve
të leshta morale, si impulset
kuadriljonike rrezoreve virtuale,
shpejtësia e zërit ashtu-kështu
s’mund t’shtyhet me logjiken e dritës,
sepse hapat janë stërzgjatur,
nesër nga Hëna kërcehet në Mars,
me hapin e “madh” të njerëzimit,
me hapin e “vogël” të Olldrinit.