Pejë – Akt fisnik i qytetarisë

[ bravooo, vetë përkrenarja e krenarisë kosovare ]
(sg – ap, q 23)
…ja një akt fisnik i qytetarisë, ja dëshmia e ushqyer me fakte, vetë Euronews i paska lavdëruar, për 600 € burrat e Pejës nuk “koriten”, ruana Zot, absolut jo, madje kam përshtypjen as gocat pejane nuk “koriten”, as çupërlinat, as çunat, as djalosharët (dmth. burrecat rinor me aso mustaqesh të njoma), askush… garant – në fakt, varet se kush të jetë “sprovuar” nga fati, deri tani portofolat me € në Pejë (që nuk janë gjetur deri sot) o do i kenë gjetur gjakovarët (sidomos gjakovarët), o prishtinasit, o gjilanasit, o kosovarët e tjerë, përndryshe s’ka shans të “humbin” (se m’u kujtua, Bedri Islami dikur këndonte “moj gocë pejane, moj gocë magjiiiiike…” : )

 

Bedri Islami – “Gocë Pejane“, 2002 (Ekstrakt)

…në faqen “tekste (këngësh) shqip” thuhej se prej v.1973 deri 1985 Bedri Islami ka marrë pjesë pa ndërprerë në “Akordet e Kosovës”, në Qershor 1984 me këngën “Përtrirje Në Sy Të Familjes”. Tutje për shkak të një tragjedie familjare ka patur një lloj hiatusi, një pauzë të gjatë këndimi, prej v. 1987 deri 2001. Në Dhjetor 2001 merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSh, me këngën “Nje Botë E Re”. Në 2002 vjen me këngën “Gocë Pejane” (mbase teksti aludonte si “single”) dhe se në v. 2003 Bedri Islami publikon albumin “Gocë Pejane”…