Sturtevant – Piktura e Gjonit me Dy Toptha, 1987

Elaine Frances Sturtevant (1924-2014) – Piktura e Gjonit me Dy Toptha, 1987

…hm, pikturë mjaft provokative, dihet se dhe arti kontemporan i ka hiret e veta, joshjet e provokacionet e veta, abtraksionizmi artistik ashtu-kështu mundëson lloj-lloj intepretimesh, panumër interpretimesh, e dinte fort mirë dhe ai babaxhani i stërkalizmit, Pollock… se mos vetëm ai, madje dhe dadaistët, sikur dhe surrealistët, gjithë automatistët, gjeneratat e “automatizmit” abstraksional, s’ka zënie “ngusht”, s’ka mbështetje për muri, pakashumë si omni-librat e shenjtë, kahdo t’i rrotullosh mitet babilonike, akadiane etj. etj. logjika zor se ngatërohet, sakaq e gjen njëfarë shtegu – bie fjala, sipas pikturës Gjoni i ka 2 toptha, është supozuar të gjithë burrat (ose thënë më mirë: të gjithë meshkujt, meqë topthat vlejnë dhe për burrecat) t’i kenë nga 2 toptha, dmth. s’mund të flitet për saktësi absolute, s’e dimë aq saktë, s’ka ekzaktësi, ama nga akëcila përspektivë t’u qasesh pikturave abstrakte, vërtetësia interpretuese ngelet mjaft e pacenueshme : )
(s. guraziu – ap, korr 22)