Musis Sacrum – Muzat moderne kështu janë

(sg – ap, t 2023)

…sipas artistit holandez Bart Heijlen, muzat moderne tani pakashumë kështu janë, ato klasiket ishin fare ok mirëpo tani dhe qasjet janë modernizuar paska, edhe stilet, edhe modat e kështusoj dhe shijet do jenë adaptuar sadopak me modernizmin, muzat moderne shpesh vishen me pëlhurash të thjeshta të Versace, apo aty ku vishen djallushet në Prada : ) herë diç si fustan-bardha, herë me sandalka e herë me takash të larta si Meduzat

…psh. Eutera aq e zonja, 3-4 instrumente njëkohësisht, muzikat ashtu-kështu i kemi nga muzat, pa muzat s’ka as muz-ika as muzeume, falë muzës sa të duash lirizma e ariesh të ëmbla, ndoshta sa ajo ABBA suedeze së bashku (mbase s’kishin më shumë instrumente as ata, 4 sosh)

…ndërsa Kaliopa i zgurdullon sytë, e përhumbur, fort e zënë me kreativitetin, padyshim duke provuar t’i gjejë perlat më të rralla të poezisë epike, shih sa letrat zhubravitur në dysheme, shporta plot “pakënaqësi”… dhe rishtas nga e para

…edhe Urania po ashtu, mjaft e hutuar me hujet e frymëzimeve yjore, me astra-frymëzimet rreth astronomisë, astrolologjisë etj etj : )