(s. guraziu – ars poetica, t 23)
Mbrëmë (20 Tetor 2023), të ftuar në TV-kanalin NPO3 (VPRO) të Holandës, trio “Meral Polat” më bëri përshtypje me muzikën e tyre, por dhe me disa detaje tjera. Grupi e interpretoi një këngë të quajtur Wayê (Mënyra, Udha e Jetës… o kështu diç do duhej kuptuar titulli).
Hera e parë që dëgjova nga ta, dhe për ta. Meral Polat qenka një kurde, jetuaka në Holandë, qenka aktore, u merrka me aktrim dhe me muzikë. Qenka rritur këtu, paska studiuar në Shkollën e Lartë të Artit në Amsterdam. S’kam ditur për këtë trio-muzikore, sepse njeriu s’ka si i kapërthen të gjitha, normale : ) Por dhe qenkan grup i ri, nuk paska as 10 muaj nga debutimi me albumin e parë “Ez Ki Me” (Kush Jam Unë).
Merali kënduaka në gjuhën amtare, në dialektin Kurmançi të Kurdishtes (ose Kurmanxhi), e që është dialekti kryesor i Kurdishtes, flitet nga 65-70 % e kurdëve. Kurmançi s’është gjuhë dhe aq e “vogël”, e flasin jo më pak por afro 25 milionë kurdë. Thuhet se dialektin Kurmançi e flasin 15 milionë kurdë në Turqi, 2 milionë (nga 6 milionë) kurdë në Irak, 3 milionë kurdë në Siri, dhe 4 nga 11 milionë kurdë në Iran.
Siç mësova nga një “intro koncertale” (e një koncerti të tyre në Amsterdam), albumi “Ez Ki Me” na ofron tematikash të vjetra dhe universale të cilave e sotmja u jep kuptime të reja, të rifreskuara. Muzika e “Meral Polat” endet mes Lindjes dhe Perëndimit, niset nga folklori kurd thuase për ta shprehur tutje revoltën me “Blues-in” e shkretëtirës, muzikë me plot tinguj intrigues dhe bindës.
Bazuar në tekstet e tyre origjinale, si dhe në poezitë e babait të Meralit (Ali Ihsan Polat), na vijnë këngë në stilin “uptempo” që e festojnë lirinë dhe jetën, pranë trishtimit dhe mallit të madh të një populli të shtypur.
Nën shoqërimin sublim të kitarës dhe të batyreve, trio na çon në një udhëtim dredha-dredha përmes folkut bashkëkohor anatolian, përmes tingujve kurdë dhe rrënjëve të muzikës “Blues”. Ngrohtësisht pranë tokës, ngopur me shpresën dhe shpirtërisht, trio ndërmerr një aventurë purifikuese ngjeshur me dashuri, vitalitet dhe plot melankoli të zemrës
(e shkëputa një pjesë të “Wayê”, po e ngjes këtu – po ashtu në Shazam e gjeta tekstin, i vetmi vend ku figuruaka lirika e tyre në Kurdisht (google thoshte sorry… s’kemi dëgjuar për ta), në Shqip për fat të keq s’kam si e “kthej”, por që në fakt lirika e këngës është poezi e Ali Ihsan Polat).
Në Soundcloud mund të kihet qasje në albumin e tyre (nëse s’gabohem, pata përshtypjen i gjithë albumi ishte) : https://soundcloud.com/meralpolattrio
Wayê
(Teksti: Ali Ihsan Polat, babai i Meral Polat – ekzekutuar nga Meral Polat, Chris Doyle & Frank Rosaly)
Pişika min pirr b’ birîn e
Hesretan dikişînim wayê
Dilê min kevir nîn e
Helandim, bêbext
Payîz e, çûka darê me
Hez dikim, hesreta yarê me
Dişewitim l’ nav arê me
Kuştim, zalim dinyayê
Nabînim, çûye dûr e
Bêkesî zehf zor e
Dest nedê, birîn kûr e
Berdilka min b’ şûn ve nayê
Nabînim, çûye, dûr e
Bêkesî zehf zor e
Dest nedê, birîn kûr e
Berdilka min b’ şûn ve nayê
Wayê, wayê, wayê, wayê
‘Egîd e bi şev û rojan
Çûye ser çiyan
Çavê min maye l’ riyan
Bê kes mame, Dayê, Dayê
‘Egîd e bi şev û rojan
Çûye ser çiyan
Çavê min maye l’ riyan
Bê kes mame, Dayê, Dayê
Wayê, wayê, wayê, wayê

