Desh u teleskopova me artikullin e “Science”

(sguraziu – ap, t 23)

…revista shkencore “Science” siduket e ka marrë vesh që i pata “kritikuar” për teleskopat, andaj si per inat ma kishin nisur, kanë vendosur t’më mbajnë të informuar rreth Extremely Large Telescope (ELT), po… pikërisht ashtu ia kanë vënë emrin, Teleskop Ekstremist, krenohen se është teleskop i shtrenjtë 1.5 miliard $, me 798 pasqyra heksagonale, 3000 m mbi detin, në shkretëtirën Atakama të Kilit… ec e mos buzëqesh, siduket u paska ardhur inat, sepse unë, ndër të tjera, pata shkruar si vijon : )

***
…vallë si mund t’i shpenzosh 99 miliardë për ta sqaruar historinë e universit, big-bangat e keso, kur historianëve si shkencëtarë të tokës s’u ngelet as 1 miliard për t’i qartësuar sëpaku nja 3000 vjet të historisë njerëzore – kozmologët, astronomët, shkencëtarët e qiellit e këso, ua bëjnë me hile historianëve, i shpenzojnë miliardat për teleskopat, të gjitha fondet, e dhimbshme, padrejtësi e madhe e kozmologëve, për vete me ëmbëlsira e me mrekullira, i shpenzojnë 99 miliardë, ndërsa gjithë historianët së bashku, arkeologët, antropologët duhet të kënaqen me ca thërmia…

…kozmologët thuase i janë rrekur vetë pafundësisë, vetë pamundësisë, thuase dhe vetë askundësisë – misioni i tyre pothuaj diç si “mission impossible”, kanë vendosur ta kthejnë në shkencë gjithë universin.
Sa e sa verdhushkat i shpenzojnë për teleskopat, as nuk u dhimbsen, as nuk i mundon ndërgjegjia. Historianët desh plasin nga inati, ua kanë sa lakmi sa zili. Krahasuar me shkencëtarët e qiellit këtyre s’u takojnë as ca thërmia. Kozmologët aq të zotët, se ku i gjejnë miliardat e taksapaguesve, i kanë ujdisur panumër kupolash rrotulluese, si këpurdha gjigante prej betoni, ndoshta janë me butona, një pullë klik dhe vëzzzz, rrotullohen gjithandej (vetëm bunkerët e xhaxhi-hoxhës dikur ishin statikë, s’lëviznin).

E prapë ankohen, s’kanë kapacitet – thonë, nevojiten fonde tjera të pashtershme, u duhen madje dhe miliardat për raketat.
Justifikohen se thjerrëzat e tokës i penguaka “orbita” për ta patur kthjelltesinë, teleskopat duhet montuar patjetër diku në eter. Mundësisht sa më larg Diellit, diku në akullsinë e zezë.
Ka pothuaj gjysmë shekulli, me një Hubble të vetëm s’lanë gjë pa “shkapuritur”, me pluhnaja, me supernova e me vrimëzeza, i shpikin materiet e errta, i vërtisin galaktikat ndër gishtat si t’na ishin të leshta…

ja, ma kishin nisur linkun, e lexova, desh u teleskopova me artikullin e “Science”, lexojeni dhe ju : )
https://www.science.org/content/article/giant-european-telescope-rises-u-s-rivals-await-rescue