Perandoria dhe Meta (versi) – Meta-problemi dhe Mega-problemi

(s. guraziu – ap, t 23 – e dielë sot, pak humor, paçka se humor mjaft “serioz” : )

(“i di Meta punët e veta” thotë një urtësi e kosovarëve, fort e qëllueshme dhe e qëlluar kjo thënia e tyre – problemi është se Meta tashmë i di punët dhe sekretet e gjithë botës, ky është meta-problemi dhe mega-problemi : )

…[ grafika ngjitur ] këto janë “kokat më të larta” të perandorisë Meta (ish-Facebook), bie fjala Erin Egan, CPO (Chief Privacy Officer) është diç si “wonder woman” e Meta (verse) – edhe Michel Protti është CPO, por ky thjesht duhet t’i ndjek “politikat e hartuara nga wonder woman”, ajo i thotë kështu duhet, dhe ai duhet t’i finalizojë produktet, shërbimet sipas vizionit të saj : )

…në një film (e pata parë para ca kohe, film amerikan), ajo vajza apo gruaja, ajo bukuroshja që e luan rolin e “wonder woman”, e kishte lidhur dikend në zyrën e vet dhe i kërcënohej që nëse ky ta bënte ndonjë budallallëk, ajo do t’i revanshohej si mos më keq, se i kishte këto e këto potenciale për hakmarrjen sa më të dhimbshme, e sidomos në fund (ia mbylli syrin djallëzisht) i tha se e kishte regjistruar gjithë “historinë e shfletuesit” internetik (që ai ta ketë përdorur gjatë jetës), dmth. i kërcënohej që nëse ky t’i ketë vizituar porno-faqet… thjesht i dinte të gjitha marrëzirat e tij, do bëhej gazi i botës kur ajo t’i shpaloste, t’i bënte publike : )

…pas 20 viteve të ekzistencës, Meta sot është bërë njëra nga perandoritë më të mëdha manipulative (internetike), makina më e fuqishme manipuluese që ka krijuar ndonjëherë mendja e njeriut, Meta është “simboli” monopolistik amerikan sa i përket manipulacionit dhe eksploatimit të “privatësisë” së njeriut, është “simboli” i suksesit sa i përket kësaj çështje – dhe ironia (njëkohësisht dhe absurdi) është se bota moderne e biznesit, të tilla qasje dhe “attituda” të afarizmit i konsideron diç si avancim, si modernizim…

…mund të heshtet si fakt, mund të shpërfillet por është “fakt” fakti që askush i kësaj bote s’ia ka dalur ndonjëherë ta “zvogëlojë” njeriun sa Meta – “zvogëlim” në kuptimin: pasi dikush t’ka spiunuar për 20 vjet rresht (Facebook qe themeluar në v. 2004), tashmë thjesht i di të gjitha sekretet (nëse t’kesh patur fshehtësira, çfarëdo që t’kesh patur), ajo “wonder woman” e cila është e dashura e “big brother” saora ta tregon vendin…

…kështu që më mirë hesht, ule kokën, bëhu i dëgjueshëm, ndiqi të gjitha direktivat e “big brother” – madje ne si Meta-perandori moderne jemi të lidhur (është thjesht një lakore e mbyllur e viciozitetit modern, njësoj siç e paraqet dhe logoja jonë e re), puna na lidh me CIA-t, me NSA-t, me FBI-izmat, me Interpolat e me gjithçka të klasicizmit, sepse ashtu bluhen drithërat e bukës sonë me gjithë mjaltin, këso organizatash dekadente të spiunazhit klasik tashmë çmenden pas nesh, sidomos kur i arritëm miliardat… u dorëzuan, deri atëherë patën rezistuar, u vinte inat ta pranonin, por e kuptuan që Meta është e ardhmja, sidomos kur i shitëm votat për ta bërë Trump-in President, sidomos kur me ndihmën tonë u realizua dhe Brexit etj etj : )