“Zvogëlimi” hollivudesk, 2017 – Homo Sapiensi jo specie dhe aq e suksesshme

(s. guraziu – ars poetica, t 23 – ekstrakt, koment)

(…me reduktimin “drastik” të masës së vet, kuptohet njeriu ashtu kontribuon denjësisht në ruajtjen e planetit, ekosistemet, biomet, por dhe gjithë biomasa e planetit në përgjithësi do “çlirohen”…)

…ironia e filmografisë amerikane e pashtershme, aty-këtu njeriu has në ndonjë truk të vogël (të skripto-skenaristëve) por nuk “kursehen” madje as serbët, as vetë shqiptarët e vegjël të Bujanovcit (diç si fshikullim i drogaxhinjëve dhe mafiozëve të vegjël të Ballkanit që operojnë andej përtej oqeanit), ndërsa një disidente vijetnameze, e persekutuar, ish-e burgosur (e përndjekur nga regjimi komunist), tashmë invalide, gjysma e këmbës i mungon, mezi ecën me një protezë të prishur, ia sqaron “mikut” amerikan se amerikanët i kanë gjithsej 8 lloje të f***k-ologjisë, ajo interesohet të dijë se ç’lloj aventure shtratologjike ishte akti i tij (pasi ky një natë më parë, ashtu nga “zona” e miqësisë, i përhumbur qe zhytur në shtratin e saj : )

…për ta zgjidhur problemin e mbipopullimit të planetit, si zakonisht njerëzimi mbështetet në ndihmën e shkencës dhe të teknologjive, para ca viteve një shkencëtar norvegjez e pati shpikur dhe përkryer metodën e zvogëlimit të krijesave organike, ideja tani është që njerëzia të miniaturizohen dhe kështu si rrjedhojë do kenë pak ndikim në shterimin e resurseve të planetit, me ndihmën e kësaj tekno-mrekullie njeriu prej 1.80 m mund të “tkurret” deri në 13 cm, me reduktimin kaq “drastik” të masës së vet kuptohet njeriu kontribuon denjësisht në ruajtjen e planetit, ekosistemet, biomet, por dhe gjithë biomasa e planetit në përgjithësi do “çlirohen”, problemi është se ideja e zvogëlimit vetëm pjesës prej 3% të popullsisë globale u është dukur e “mençur”, jo të gjithë e kanë pëlqyer si ide…

…sidoqoftë, situata klimatike-mjedisore tani mozomokeq, nga shkrirja e akullnajave dhe nga helmimi metanik-atmosferik botës thjesht i ka ardhur fundi, civilizimit njerëzor dhe specieve të planetit u imponohet diç si “re-boot”, diç si “rinisje e specieve”, njësoj siç pati ndodhur dhe gjatë historisë, gjatë qindra miliona viteve eventet kataklizmike ashtu-kështu patën ndodhur disa herë, në një moment vetë shpikësi i “miniaturizimit”, shkencëtari famoz norvegjez për njeriun si specie “deklaron”: jo specie dhe aq e suksesshme ky Homo Sapiensi, anise me inteligjencë aq të madhe. Mezi ia doli (mbijetoi) 200.000 vjet. Aligatori ka mbijetuar 200 milionë vjet me trurin sa një kokërr arre…

…”Downsizing“, film amerikan i v. 2017, i takuaka zhanreve (u klasifikuaka si) komedi, fanta-shkencë, dramë – regjisor Alexander Payne, në rolet kryesore Matt Damon, Christoph Waltz, Hong Chau, Kristen Wiig…

***
– Kush je ti t’më flasësh ashtu?
– Jam Dushan Mirkoviqi, fqinji yt, fqinjët janë miq. Miqtë ua thonë miqve të vërtetën. Në rregull, ndonjëherë ndoshta jam paksa i prapa-ngelur, por bota ka nevojë dhe për prapa-vrimat. Përndryshe kah do ia mbanin menderosjet.

***
– Kështu që i them vëllait, Srxhanit – unë punoj me vëllain, ai ende i madh, meqë ra fjala, gruaja ime po ashtu – them pse t’mos i sjellim konsumatorit të vogël artikuj shumë të veçantë, artikuj luksoz? Gjëra që askush tjetër s’mendon t’i sjellë?
– Të tilla si?
– Epo psh. Cohiba Esplendido. Kuba. Puroja më e mirë në botë. Sa paguan për këtë kur ende i madh? 45, 50 dollarë. Kur zvogëlohesh ta shes për 1 dollar. Dhe nga kjo Cohiba i bëjmë rreth 2000 mini-puro. Në rregull, ndoshta jo vërtet bërë në Kubë. Ndoshta janë dredhur nga shqiptarët e vegjël në Bujanovc, por kush brengoset? Dhe Cohiba është vetëm një artikull. Janë parfumet, kolonja, porto-koktejet, Calvados, tartufi, havjari… pfff.
– Dhe të gjitha këto janë të ligjshme?
– Bejbi, Perëndim i Egër është ky. Kush ka kohë ta ndjekë një serb të ndyrë, 13 cm shtat-lartë, për ca puro dhe pak verë?

***
– Unë të pyes, dhe ti ma thua të vërtetën. Në rregull?
– Sigurisht.
– Atë natën tjetër, në lundër, çfarë lloj f*** ma bëre?
– Çfarë?!
– Çfarë lloji të q*** ma bëre?
– Ç’lloj? S’e kupt…
– Shih, amerikanët i kanë tetë lloje q****, q-dashuri, q-urrejtje, q-seks, q-ndarje, q-ndreqje, q-dehje, q-miqësore, q-keqardhje.
– Ok, s’e kam idenë ku e ke dëgjuar këtë, por…
– Në familjen e tretë mikpritëse.
– Mirë, por thjesht e gabuar është. Ka një spektër i tërë ndjenjash dhe motivesh. Dhe mos thuaj “q***”, është term vulgar. Thuaj ndryshe, psh. “bëj dashuri”, apo ku di unë.
– Pra… ishte q***dashuri?