(arabisht “ya habibi” = ma cherie, my love, aγάπη μου, dashuria ime)
…s’kam ditur por (sipas një artikulli nga Kevin Miller) “ya habibi” në arabisht u përdorka vetëm për gjininë mashkullore (ndërsa termi “habibti”, ose habiba, qenka ekuivalenti femëror), sigurohuni që t’mos e përdorni këtë term me dikë të gjinisë së gabuar – thoshte Kevini, dhe sqaronte tutje: kjo fjalë përdoret me miqtë dhe kolegët e mirë, përdoret gjerësisht në vendet arabe, megjithatë, ndërsa përdoret për njerëzit me të cilët keni familjaritet, sigurohuni që ta keni nivelin e duhur të intimitetit (shkurt, s’bën t’i drejtohemi gjithkujt me “ya habibi”… duhet patur kujdes, sakaq ndodhin keqkuptimet : )
[ këtu do duhej shfaqur videoja e shkurtër ]
1 – Eirini Papadopoulou – “Ya Habibi”, 2021 (Greqi)
2 – Kendji Girac – “Habibi”, 2020 (Francë)
3 – Atiye – “Ya Habibi”, 2013 (Turqi)
…sikur u bëra kureshtar të di kush këndon më bukur me “habibat” (në zhanrin Pop-Folk), pa u shtyrë me vendet e botës arabe (pa “arabët”, pa i futur ata në garë), ose tekefundit dhe vetëm sa për ritmikat, i dëgjova nja 5-6 versione – sipas meje kësaj radhe “fituan” grekët, anise vështirë të lihen francezët pas grekëve, ky francezi Girac fort “muzikal” dhe i freskët, e megjitjatë për “një nuancë” sikur pata përshtypjen më të “harmonishëm” grekët, ndërsa turqit e merituan vendin e 3-të (madje nëna e kësaj këngëtares turke qenka holandeze, por s’jemi në Eurovision, themi se vendi i 3-të u takon turqve : )
(s. guraziu – ap, n 23)
