Francezët dhe qafimet e sikletshme – më mirë “puthje” sesa “qafim”!

(s. guraziu – ars poetica, n 23 – e dielë… pak humor : )

…se mos vetëm Parisi, e gjithë Franca aq e bukur, aq e dashur, kurdo të shkosh e ta qafosh ta falë bukurinë, jokushtimisht të ngrohë me dashurinë, Franca aq e ëmbël, aq e ngrohtë, aq e larmishme, aq… aq, aq, mund të vargëzohen “aq-at” deri në Hënë, s’ka asgjë të kësaj bote që nuk e gjen në Francë, vallë kush mund t’u thotë “jo” bukurosheve franceze, vallë kush mund t’i “rezistojë” kuzhinat e tyre, kush mund t’u thotë “jo” panumër llojeve të verërave e të shampanjave, qoftë dhe vetëm për djathin, i kanë hiç më pak por nja 300 lloje djathrash…

…mirëpo janë dhe të ndjeshëm, super-të ndjeshëm, thuase vuajnë paksa nga hiper-ndjesia dhe nga sikleti, psh. në Francë përqafimi konsiderohet diç mjaft “intime”, jo vetem konsiderohet por si “përvojë” është diç mjaft e sikletshme, duhet patur kujdes me qafimet… sidomos nëse femër, ashtu-kështu femrat i kanë 1 milion e 1 arsye pët t’vajtur në Paris, të gjitha modat e botës vërtiten rreth Parisit, me miliona fustane aty ekspozohen fillimisht, gjithë yjet e Hollivudit e të Bollivudit frekuentojnë rreth Parisit, të gjitha parfumet e botës nga aty “lançohen” etj. etj. ka 1 milion etj…

…bukuria e Parisit dhe në përgjithësi bukuria franceze për femrat është jashtëzakonisht e parezistueshme, andaj femrat duhet (me çdo kusht) t’i kursejnë qafimet, edhe meshkujt duhet t’jenë të kursyeshëm – por sidomos nëse femër duhet extra-kujdes, mund të ndjehesh Brigitte Bardot, Adriana Lima, Dua Lipa, Laetitia Casta…, who else, dhe vetë Barbie Cinderrella, askush s’ta ndalon, mund t’i falësh 1 milion puthje POR në çdosecilin moment duhet “kujdes me qafimin”, sepse mund t’i bësh parisienët të ndjehen në siklet, ndërsa t’i vësh francezët në siklet s’është kurrë ide e mirë…

…nëse ta “dramatizoja” sadopak një thënie të de Golit (Charles de Gaulle), francezët s’janë kokëfortë por e vështirë t’i bashkosh, s’mund t’ua imponosh unitetin nga hiçasgjëja, jo tek ashtu nga “bluja” e qiellit, si mund të flasësh për unitet në një vend që i ka 265 lloje të ndryshme të djathit – pati thënë ai, mirëpo nëse i vë në siklet, nëse francezët ta ndiejnë ndonjë rrezik, saora do i kesh bashkë, sipas de Golit vetëm “rreziku” i unifikon francezët, ashtu të gjithë do i kesh grumbull rreth kullës Eifel…

…kështu që përputhet, dramatizimi im i mençurisë së de Golit mund të duket i pavend por gjithçka vjen në “vendin e vet”, e përqafon 1 francez dhe sakaq do i ndjesh shikimet vëngër të 1 milion të tjerëve rretherrotull, pasi thjesht do jetë ndezur ndonjë “llambë e alarmit fals”, sapo e kuptojnë asgjë, s’e bëjnë të madhe as ata, s’kanë si të të “ndëshkojnë” pos me shikimin vëngër, kaq – pra thjesht duhet kujdes, pse do duhej tek ashtu, panevojshëm t’i vësh në siklet…

***
[ s. guraziu, mars 2019 / nga: “disa këshilla të huajve – benjamin bouy, french together” ]
…edhe në Francë, normalisht… kuptohet duhet përshëndetur, t’i përshëndesësh francezët njësoj si amerikanët, britanikët e madje dhe spanjollët… është recetë për katastrofë, zakonisht me përshëndetjen shkon dhe puthja, por mos u shqetësoni, ata s’do çmenden nëse i shmangeni puthjes, francezët e dinë sa e “turpshme” mund t’jetë puthja e përshëndetjes, nëse puthja t’jetë e vështirë për ju, mos harroni se për francezët përqafimi është po aq i vështirë : )

…nëse femër, i puthni miqtë, anëtarët e familjes dhe ndonjëherë të njohurit. Nëse mashkull mund t’i puthni vetëm ata të gjinisë së kundërt (dmth. e qartë, assesi meshkujt : ) në Francë, e përqafoni ndonjë dikend të veçantë, nganjëherë miqtë e ngushtë, dhe kaq. Shumica e francezëve do t’ndjehen në siklet nëse tentoni t’i përqafoni. Përqafimi konsiderohet diç shumë intime. Në fakt, frëngjishtja s’ka asnjë fjalë për “përqafimin”. Fjala më e afërt “câlin” e ka një kuptim romantik dhe është më afër “përqafimit valentinesk” (dmth. s’është dhe aq afër pafajësisë, nuk konsiderohet përqafim i pafajshëm : )