Lajm i mirë nga shkencat – Pakëz më afër anonimitetit internetik

(s. guraziu – ap, n 23)

(…ç’faj ka sateliti atje lart në errësirë, si ta gjejë i ngrati rrugën tonë sa më shkurt nëse e pyesim, sateliti s’ka faj, këtu poshtë janë “tekno-djajtë” : )

…sipas revistës “Quanta”, kriptografët e Uni. Texas, Austin, e paskan zgjidhur problemin e ashtuquajtur të “privatësisë”, ky problem i paska lodhur shkencëtarët me dekada, dhe një model i tyre prototipik qenka diç si konfirmim i faktit se tani ka gjasa që, o më herët o më vonë, kërkimet e Internetit nga përdoruesit të jenë anonime, flitet se do mund të kërkohet Interneti por dhe data-bazat masive, pa rrezikuar “rrjedhje” infosh rreth privatësisë sonë…

…psh. në bibliotekat klasike (e ka marrë si shembull autorja e artikullit në “Quanta”, Madison Goldberg) kur i kërkojmë infot nëpër librat, jo patjetër bibliotekisti duhet të dijë çfarë kemi kërkuar, le t’jetë biblioteka e madhe sa një qyetet, sa një Internet, as institucioni “bibliotekë” nuk ruan info se ç’kemi kërkuar (për t’na e nxirë pastaj jetën me reklamat e me kampanjat), ngjashëm do duhej dhe me kërkimet internetike, privatësia e kërkimeve tona s’duhet të eksploatohet nga askush…

…unë madje mendoj e njëjta do duhej të vlente dhe për vizitat e rëndomta të faqeve, edhe vizitat do duhej ta kishin “privatësinë” dhe mbrojtjen (nëse ashtu zgjedh vizitori, vizitori vetë do duhej të vendoste) – imagjinoje botën reale, hyn në një restoran, apo në një dyqan… apo kudo, dhe të lyhen pas paparacët, crawlers, robotët e Google, robo-spiunët e Facebook, AI-spiunët e gjithë mediatikëve të botës, jo vetëm e informojnë gjithë botën se ku hyre, por presin të dalësh të ta bëjnë dhe “klick”, pasi atë punë kanë paparacët : )

…siç është tani puna, mos pyet… mozomokeq, jo vetëm Facebook na spiunon për gjithçka, se mos vetëm Fb, na përcjell për çdo “klick” në Internet, na spiunon madje dhe “offline”, pandehim e kemi fikur Fb-në, nuk vlen per ta, por psh. kërkojmë rrugën më të shkurtër për t’vajtur në bibliotekën e qytetit (ç’faj ka vetura jonë, ç’faj ka sateliti atje lart në errësirë, si ta gjejë i ngrati rrugën tonë sa më shkurt nëse e pyesim, sateliti s’ka faj, këtu poshtë janë “tekno-djajtë”), apo na duhet panairi i librit, ekspozita e filan artistit, ose na duhej një adresë tjetër… dhe i gjithë Interneti (dmth. mbarë bota, rruzulli komplet) e dinë saktë ku ndodhemi, herë do jemi në panair, herë në bibliotekë, a herë tjetër kudo, e dinë saktë me adresë e me gjithçka : )