Diç si retrospektivë mjaft simpatike e gazetarisë

[ çfarë nëse egjiptasit t’i gërmonin varret mbretërive evropiane ]
(s. guraziu – ap, n 2023)

…diç si retrospektivë mjaft simpatike e gazetarisë – çfarë nëse egjiptasit të kërkonin leje për t’i gërmuar varret e mbretërve të Britanisë e të Francisë, para plot 100 viteve, nr. 1 i revistës amerikane “Time” (Vol 1, No 1), pikërisht këtë “temë” e ka përmendur në lajmet e veta të jashtme, duke raportuar rreth seancës së parlamentit britanik : )

…dhe “ironia” e historisë s’ka si t’jetë me e ëmbël se kaq, e gjithë bota duke i plaçkitur faraonët, varret e tyre, piramidat, duke e plaçkitur historinë e Egjiptit – bie fjala muzeumet britanike dhe ato franceze (me Luvra e me gjithçka, pa përjashtime) dhe sot e kesaj dite mbushur me artefakte “gërmuar dhe marrë” dikur në Egjipt, dhe sot e kësaj dite në shek. XXI duke e eksploatuar historinë e huaj, madje gjoja nën “ombrellën kulturore”, akt i pafajshëm akulturor, mos vallë me ndihmën e akulturës u ndihmuaka kultura, me cilën të “drejtë ndërkombëtare… a kombëtare”, vallë kush ua dha të drejtën e plaçkitjes, kush i privilegjoi për padrejtësinë e tillë : )

…nëse paskan patur të “drejtë” whatsoever… atëherë pse pra duhej të ndodhte “dekolonizimi”, pse duhej heqja dorë nga kolonitë, Çurçilli madje s’e pati “kuptuar” kurrë pse duhej hequr dorë nga ajo India e madhe (sot si “madhështi” e ndarë në Indi e Pakistan – imagjino, unë sot 100 vjet më pas, sikur s’ia dal ta kuptoj kurrë “arrogancen” e tij, vallë si mund t’i falet Çurçillit një “arrogancë” e tillë nga historia, s’ma merr mendja, thjesht nuk e besueshme : ) sidoqoftë, mos vallë nga kolonizimi historia na paska turp, ndërsa plaçkitja e historisë së huaj s’na qenka as turp historik as padrejtësi : )

…mos vallë e kryer si “paturpësi” e historisë, mirëpo çfarë nëse egjiptasit të kërkonin tani leje për t’i gërmuar varret e mbretërve të Britanisë e të Francisë, çfarë nëse shkenco-logët e tyre gjithçka që do gjenin t’i merrnin me vete në Egjipt, t’i ekspozonin nëpër muzeumet e veta, fitimet e majme të Louvre psh. janë me miliarda, dhe vetëm nga biletat francezët tërë kohën i mbajnë gishtat në mjaltin e kënaqësisë : )

| – – –
Gjatë një diskutimi mbi zbulimet e Tutankhamunit, z. Hardie, anëtar i Partisë Laburiste, pyeti nëse qeveria kishte ndonjë provë që trupi i Faraonit vërtet ishte në varr. “Jo, zotëri,” u përgjigj z. MacNeill, Nënsekretari për Punët e Jashtme, “Qeveria s’është në dijeni që trupi i madhërisë së ndjerë të jetë ende në varr!“.
Një dikush tjetër solemnisht pyeti nëse kishte ardhur ndonjë kërkesë nga egjiptianët për t’gërmuar ndër varret e mbretërve dhe mbretëreshave britanike në Westminster Abbey, dhe çfarë përgjigje do t’u ipej? Nënsekretari i neveritur mezi ia hodhi një shikim.”
| – – –