Heinrich Hoffmann, “koreografi” i spektakleve naziste

(s. guraziu – ars poetica, n 23)

…thuhet se për nazistët spektakli ishte diç si “oksigjeni i frymëmarrjes”, dhe vetëm fotografit Hugo Jager i atribuohen rreth 2000 foto me ngjyra të Fuhrerit (meqë ishte fotograf personal i tij), në atë kohë Jager ishte njëri nga fotografët e paktë që i përdornin teknikat e fotografisë me ngjyra, gjatë viteve që e çuan Hitlerin në pushtet Jager do udhëtonte me të gjithandej, sikur dhe gjatë viteve të Luftës II B…

…por gjithashtu dihet se fotografi Heinrich Hoffmann do i ketë bërë më shumë se 2 milionë foto, edhe Hoffmann i takonte “rrethit të ngushtë” të Hitlerit – njësoj siç në kohën tonë, bie fjala fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza (fotografi i Presidentit Obama) ishte i ngarkuar me foto-dokumentimin e çdo gjëje të “jetës presidenciale”, thuhet se Souza i pati shkrepur jo më pak por afro 2 milionë foto të Presidentit Obama…

…fotot e Heinrich Hoffmann ishin pjesë e rëndësishme e fushatave propagandistike (si fenomen masiv i nazizmit, ose si ves i Hitlerit personalisht, i cili ishte si përfaqësues i gjithçkaje të nazi-regjimit), thuhet se Hoffman e ushqeu makinën e madhe pagandistike të regjimit dhe e përhapi ëndrrën demonike të nazizmit, nëse spektaklet ishin “oksigjeni…” Hoffmann ishte hallka kyç rreth organizimit të spektakleve, qe bërë i besuari personal i Hitlerit, Hoffmann qe bërë përgjegjës për “koreografimin karnavalesk” të propagandës së regjimit…

…dhe dmth. nëse janë bërë mbi 2 milionë foto vetëm nga Hoffman, atëherë e qartë se Fyhreri “mefistofelian” thuase na ishte krye-krenaria e fotogjenikave naziste, pothuaj gjithmonë nëpër fotot figura e tij mishërohet si qendërzim i fantazisë madhështore “vagneriane”, thuase nuk ishin foto por postera të propagandes, ndër spektaklet Fuhrerin gjithmonë e kemi diku në “mes” të masës adhuruese, herë duke u marrë me fjalimet… drejtuar nazi-trupave të panumërta, herë ndër eventet e Kongresit të Rajhut në Nuremberg, herë në seancat e Reichstag, herë nëpër eventet festive, ceremonitë e ndryshme… psh. ceremonia e themelimit të Volkswagen, herë gjatë ditëlindjeve, herë në betimin vjetor të SS-trupave, herë në festivalin e Korrjeve herë… etj. etj.

(të dhënat dhe fotot: Bundesarchiv, GAP (Google Art Institute), Life Magazine Archive, rare-historical-photos)