Prognozat e pasakta të retro-futurizmit teknologjik

(s. guraziu – ap, n 23 – pak humor)

(Apple është diç si tekno-mollë laçe, tekno-molla më e ëmbël që e ka kafshuar bota : )

…që nga iPhone 1 në v. 2007, deri tek iPhone 15 (Shtator 2023), Apple i ka hedhur në treg jo më pak por 39 versione të iPhone (një dikush kishte shkruar “crazy, right”, e si t’mos jetë “crazy” me 40 versione, më vajti buza në gaz me çudinë e autorit (i ngrati po mundohej ta bënte një lloj “analize” të tekno-vrapit), andaj dhe mua më shkoi mendja ta bëjë një lloj paralelizimi të vockël retro-futuristik : )

…fotoja majtas e shekullit të kaluar fliste për të kaluarën (e deriatëhershme), për të atëhershmen, dhe gjoja për të “ardhmen” e telefonave, anise versioni i tyre i “futurizmit” e ka pikëpyetjen aty në bisht, dmth. e qartë aq të sigurtë NUK ishin, 100% e qartë se nuk ia patën qëlluar, me prognozën ia patën “huqur si Kolumboja dikur rutës perëndimore të Indisë” (futurizmit të tyre ia bëra një X të kuq), tani nga Shtatori 2023 e kemi versionin 15 të iPhone si “prezencë”, dmth. si e TASHME, por vallë kush “guxon” ta thotë qoftë dhe 1 fjalë për FUTURIZMIN : )

…nëse vetëm për 15 vjet Apple na mrekulloi me 40 versione (gjoja vit për vit, çdo 6 muaj “innovation”, risi, tekno-mrekulli) atëherë sa versione do i sjell Apple për 150 vjet, dhe rishtas… vallë athua nëse vetëm 1 Apple na surprizon me kaq shumë versione (Apple është diç si tekno-mollë laçe, tekno-molla më e ëmbël që e ka kafshuar bota : ) atëherë sa “apple-kompani” na i paska mbarë bota, vallë e ka kush idenë sa “versione” GJITHSEJ i njohu bota gjatë 20 viteve të fundit : )

 

[ secili iPhone vit pas viti, nga 2007 deri 2023 ]

…autori Richard Goodwin, në artikullin e vet ekstensiv me titull “iPhones In Order: Every iPhone EVER Released [2007 to 2023]” (pothuaj diç si artikull enciklopedik, kishte aty madje dhe një video ku përfshihej secili version i iPhone, me detajet teknike e me gjithçka), përveç tjerave info të shumta, Goodwin i kishte bërë bashkë dhe datat kronologjike me gjithë modelet varg e varg të Apple… ia “vjedha” datat : ) i kopjova, ja secili iPhone vit pas viti, nga 2007 deri 2023…