Edhe disa engjëj (dmth. grafikisht, jo aso realisht : )

(sguraziu – ap, n 23)

…më shumë engjëj kam parë këtë muajin e fundit sesa gjithë vitet e jetës së bashku (i veçova ca prej tyre si shembuj simpatikë), gjoja sikur po i “studioja” mundësitë e artit digjital, zhvillimet e AI, sfidat, arritjet, kufijtë, përspektivat, mangësitë… shumçka – dmth. e kam fjalën “grafikisht” jo realisht, jo engjëj të vërtetë, përndryshe s’është mirë kur njeriu ia fillon me oniristikat, me përhumbjet halucinante, nëse t’ishin aso përnjëmend s’do ishte puna dhe aq mirë, kam frikë “domethënia” ashtu do ishte fare diç tjetër, psh. ky postimi sot do ishte diç si postim iluzor, do “luhatej” si ato imazhet efemere të ëndrrave, do dridhej si ndonjë truk holografik i dobët, e mbase do ishte dhe i padukshëm për botën e të gjallëve : )