Uroj t’mos kenë qenë ide pararendëse të Bajronit dhe Ali Pashait

(s. guraziu – ars poetica, n 23 – meqë vetë s’e kuptoj, andaj pak humor : )

…çfarë s’kuptoj është fakti se britanikët thonë “i kemi blerë statujat” ndërsa grekët thonë “statujat qenë vjedhur, qenë plaçkitur” – shih pra, 2 shtete thuase na qenkan zënka-kalamajsh duke u shtyrë për ca sheqerka-karamele, “t’miat janë, sepse m’i ke falur karamelet që nga shek. XIX”, vallë si është e mundur një shtet (komplet, e gjithë Greqia) e akuzon shtetin tjetër për plaçkitje, ia thotë troç “plaçkitje”, as rrotull as me lajka diplomatike por në “surrat”, ndërsa shteti tjeter i anulon “takimet diplomatike” (njësoj siç do ia bënin dhe kalamajtë) me pretekstin se paska të drejtë t’i mbajë statujat e huaja nëpër muzeumet e veta : )

…sipas lajmeve (siç i dëgjova në TV) Kryeministri britanik Sunak e anuloi sot një takim të planifikuar me homologun grek Mitsotakis – anulim për shkak të mosmarrëveshjes diplomatike rreth “gurëve-statujave të thyera” të Partenonit. Dihet se statujat kanë qenë mosmarrëveshje mes dy kombeve për aq gjatë tashmë. Grekët gjithmonë thonë se skulpturat 2500-vjeçare duhet t’i kthehen Greqisë, NUK është punë e “imja” dhe s’më ka pyetur kush : ) por nëse t’më imponohej, nëse t’më detyronin për ta thënë, mendoj se kanë 100% të drejtë, qoftë dhe nëse britanikët vërtet t’i kenë blerë, sepse s’mund t’i kenë “blerë” nga Greqia, mund t’i kenë blerë nga ndokush si “pazar privat” por jo nga Greqia…

…e di që ishte një Lord (ai Lordi britanik qe marrë me pazarllëqet atëbotë) por si shaka uroj t’mos kenë qenë “shitje-dallavere” mes… ku di unë, psh. mes Ali Pashait dhe Bajronit, uroj t’mos kenë qenë ide pararendëse të tyre – sepse, bie fjala dhe ai Muhamed Ali-Pashai i Egjiptit (si guvernator shqiptaro-turk i Egjiptit) shumë gjëra ua pati “falur” francezëve e britanezëve (desh i pati shembur madje dhe piramidat, jo për t’ua falur këtyre… i duheshin gurët për t’i parandaluar vërshimet e Nilit) mirëpo historia e “di fort mirë”, Egjipti kurrë s’u ka falur gjë as britanikëve as francezëve : )