Mnemozina – Perëndesha e Mbamendjes, Nëna e Gjuhës, dhe e 9 Muzave

S. Guraziu – Ars Poetica, N 2017

Anton Raphael Mengs (1728-1779) – Apolloni, Mnemozina dhe nëntë Muzat, 1761 (detaj nga afresku në vila Albani – Torlonia, Mnemozina shihet ulur me rrobat blu)

Thuhet se origjina e Muzave është nga vetë perënditë Olimpianët që e fituan luftën kundër zotave pararendës, Titanëve. Pas fitores u duheshin disa hyjni të veçanta për ruajtjen e “memorialit të fitores”. Mirëpo më vonë Muzat qenë adoptuar dhe nga romakët. Siç e dimë, fjala “muzikë” është e lidhur me Muzat, njëjtë dhe fjala “muzeum” (e që dmth. ka t’bëjë me ruajtjen dhe me ekspozimin e arteve).

Në mit. greke Muzat ishin vajzat e Zeusit (Krye-Zotit të Olimpit) dhe të Mnemozines (një Titanidë, perëndesha e Kujtesës, e Mbamendjes). Mnemozina i pati shpikur Fjalët dhe Gjuhën, sipas mitologjisë pa Mnemozinën dhe pa vajzat e saj (9 muzat) s’do i kishim as artet e shumta, as shkencat, as letërsinë.

Mnemozina ishte gjithashtu emri i një lumi në Hades (Hadesi i kishte 5 lumenj). Të vdekurit që do pinin nga ujërat e Mnemozines do mbanin mend të kaluarën e gjallimit, nuk do ta harronin jetën e tyre (siç psh. ishte rasti i kundërt me lumin Letha).
Letha, ishte perëndesha e Harresës dhe pra 1-ri nga 5 lumenjtë në nëntokën… në Hades, ose në mbretërinë e vdekjes, nga cili lumë pinin të vdekurit për ta harruar jetën e tyre tokësore. Letha rridhte rreth shpellës së Hipnosit, dhe tutje kalonte e zhdukej kanaleve të Hadesit.

Hipnosi ishte personifikimi i Gjumit (dmth. perëndia i gjumashëve : ) i biri i Erebusit (Errësirës) dhe i Niksit (Natës), vëllai binjak i Thanatosit (Vdekjes). Gjumi (Hipnosi) dhe vëllai i tij Vdekja (Thanatosi) jetonin dmth. në Hades. Ndërsa e qartë, “Hadesi” si mbretëri e të vdekurve e kishte emrin nga “guvernatori” Hadesi, i vëllai i Zeusit dhe i Poseidonit.

 

 

[ ngjitur: Dante Gabriel Rossetti (1828-1882) – “Mnemozina”, 1881 ]

(shtojcë)
Rossetti e përdor të dashurën e vet Jane Morris për portretin e perëndeshës “Mnemozina” (e kishte të dashur, paçka se ajo e martuar, Morris ishte bërë diç si obsesion i tij)… dihet se Jane Morris qe përdorur për më shumë se 30 portrete pikturale nga ai, secili portret më interesant se tjetri (duke qenë “Mnemozina” ndoshta më i “dobëti” nga versionet e tjera), dhe kështu… ne sot bën t’i përdorim të gjitha dhe të themi se janë “Mnemozina”, s’do ishte ndonjë “gabim” i madh, as i ububushëm, e madje ndoshta as aso i vogël : )

[ disa nga pikturat e Rossetti që e kishin si model Jane Morris ]
The Blue Silk Dress, 1868 – Proserpine or Proserpina, 1874 – Astarte Syriaca, ~1879 – Beatrice, 1879 – The Day Dream, 1880 – La Donna della Fiamma, 1877 – La Donna della Finestra, 1879 – La Donna Della Finestra, 1881 – Jane Morris, ~1860 – Jane Morris, 1865 – Mariana, 1870 – Pandora, 1869 – Pandora, 1871 – La Pia de’ Tolomei, ~1870 – Portrait of Mrs William Morris, 18?? – Portrait of Jane Morris, 1858 – Reverie, 1868 – The Roseleaf, 1865 – Study of Guinevere, 1857 – Water Willow, 1871