Fobosi dhe Deimosi, personifikimi i Frikës

( s. guraziu – ars poetica, n 23 )

Fobosi dhe Deimosi, figura binjake të mit. greke, ishin fëmijët e Aresit dhe Afërditës. Aresi ishte perëndia i Luftës (nga romakët njihej si Marsi), Afërdita, perëndesha e Dashurisë (nga romakët quhej Venera). Binjakët gjithmonë e shoqëronin babain e tyre në betejë, ky dhe ishte “roli” i tyre në mitologji. Luftrat, siç dihet, shoqërohen me brengat, me drojën, me frikën, me panikun, me tmerrin etj.

Deimosi ishte personifikim i frikës, i përfaqësonte ndjenjat e frikës dhe të terrorit para një beteje. Ndërsa Fobosi i personifikonte ndjenjat e tmerrit dhe të panikut në luftim e sipër, gjatë betejës.
Aresi pra i grekëve, nga romakët perëndia i njëjtë-ekuivalent quhej Mars. Planeti real i sistemit tonë diellor, planeti i kuq Marsi, e mban emrin e tij (emrin e perëndisë romake të Luftës).

Marsi i ka 2 hëna, hënat e Marsit janë quajtur Fobosi dhe Deimosi. Krahasuar me Hënën tonë, si hëna janë aq të “vogla” (pothuaj si t’na ishin 2 gurë-shkëmbinj meteorikë, njëri me diametër 12 km tjetri 22 km). Dhe madje s’janë as rrumbullake, kanë formë mjaft të çrregullt (ashtu-kështu s’kemi si i “shohim” ndryshe përveç nëpër fotot, o janë foto të NASA o të ESA, s’kemi të gjithë teleskopë, them se në fakt Fobosi dhe Deimosi më shumë u ngjajnë 2 patateve : ) qenë zbuluar në v. 1877, dhe dmth. qenë emëruar sipas figurave binjake të mit. greke.

ngjitur: “pikturë” digjitale, Fobosi dhe Deimosi – të gjitha të drejtat dhe të padrejtat autoriale rezervuar nga AI, përdorimi i parë nga unë i një “pikture të AI” për ilustrimin e diçkaje, andej them se do duhej konsideruar si “përdorim historik”, o diç ngjashëm : )