Pikëpamjet Pseudoarkeologjike & Hiperdifuzioniste (Teoritë Konspirative)

(s. guraziu – ap, dhjetor 23)

Teoria konspirative “Alienë-Faraonët e Gjelbër, Blu, ose të Kuq” – Përkrahësit e idesë “alienike” pretendojnë se paraardhësit e faraonëve ishin jashtëtokësorë, nëse po, ishin ata të gjelbër, blu apo të kuq?

Në kuadër të Pseudoarkeologjisë, përkrahësit e idesë së “alienëve të lashtë” pretendojnë se piramidat e Egjiptit janë ndërtuar nga jashtëtokësorët, ndërsa përkrahësit e idesë hiperdifuzioniste pretendojnë se piramidat janë ndërtuar nga atlantidasit (banorët e Atlantidës), ose nga ndonjë “qytetërim më i avancuar” që do kenë ekzistuar para më shumë se 13.000 viteve.

Pikëpamja Pseudoarkeologjike – Njerëzit e së kaluarës nuk kishin njohuri, teknologji dhe as aftësi për t’i arritur ato që thuhet se i patën arritur, kështu që ndokush tjetër (ndonjë qytetërim më i avancuar) do i ketë ndihmuar.

Pikëpamja Hiperdifuzioniste – Hiperdifuzionistët e mohojnë qëndrimin se evolucioni paralel ose shpikja e pavarur të ketë ndodhur gjatë historisë, ata pretendojnë se të gjitha shpikjet kryesore dhe të gjitha kulturat mund të trasohen (t’u ndiqen gjurmët) deri tek një kulturë e vetme e së kaluarës.