Photoshop do duhej ta kishte 1 “buton për UFO-t”

(s. guraziu – ars poetica, jan 24)

…fotomanipulimi është art mëvete, tekefundit kështu thonë fotomanipulatorët, e sidomos ata të famshmit (fotoshop-istët e famshëm) që dinë t’i ujdisin dhe UFO-t (në fakt photoshop do duhej ta kishte një “buton për UFO-t” – pati sugjeruar Neil deGrasse Tyson, astrofizikani i njohur amerikan, ai “pasardhësi” me mustaqe i Carl Sagan, komunikatori i mediave moderne në stilin “per aspera ad astra”, promovuesi i zjarrtë i shkencës)…

…dhe është fakt, disa foto aq e lehtë të manipulohen, e sidomos nëse në pyetje t’jetë psh. patriotizmi sportiv – bie fjala humbjet e së kaluarës në futboll nga inati aq kollaj të kthehen në fitore,  ashtu-kështu shumica e njerëzve s’dinë gjë rreth historisë së futbollit, ose kanë harruar… ehuuu ec e mbaji mend rezultatet e ndeshjeve të para 4-5 viteve, kanë kaluar aq vite por dhe sot e kësaj dite, ende më vjen inat që Kosova pati humbur nga Anglia, pastaj nëse sot “tabela” e fotos thotë se Kosova pati fituar kundër Anglisë patjetër do të jetë e saktë…

…vallë kush na paska kohë t’i kontrollojë burimet, kush ka kohë të merret me arkivat, madje shpesh njëjtë ia bëjnë dhe gazetarët e kohës sonë, ec e kontrolloji faktet internetike (nga ku burojnë “lajmet” e ngutshme për gazetat e tyre “online”, ç’faj na paska Interneti që gjithçka duket aq e besueshme), shkurt… njëjtë dhe me fotomanipulimet, prandaj është “fun” dhe ia vlen, nga “dembelizmi” zor se provon kush për t’i vërtetuar nëse fotot përputhen me historirat e vërteta…

***
[ fotoja – Kosovo vs. England – UEFA Euro 2020 Qualifier – Prishtina, Kosovo – November 17, 2019 – The scoreboard is seen at full-time during the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England at the Pristina City Stadium (Photo by Michael Regan / Getty ImagesPhotomanipulated “for the sake of fun” by Sky Division, 2024 : )