Mos e vet se t’kallxon vetë (Koment)

[ koment në Fb – Senad Guraziu – January 19 at 11:49 AM ]

…nëse Agolli t’ketë thënë kështu (!) atëherë kam frikë shpaloset pikërisht mendësia e tij “staliniste” e lirisë, patjetër do e ketë “kopjuar” konceptin nga Stalini, ky e pati thënë pakashumë të njëjtën për idetë (idetë janë armë, dhe s’duhet lejuar që populli t’i posedojë : )

…sipas një raporti të sapo-publikuar vetëm Irani na paskësh më shumë gazetarë të burgosur (62) sesa Kina, përndryshe me 43 të Kinës dhe me 40 të Turqisë, del se tashmë Rusia me 19 na qenkësh “lule”, pothuaj diç si lulishte e gazetarisë…

…andaj (I mean no offence… por) Agoll-xhaxhi-kuqit (komradit të Xhaxhi-Hoxho-kuqit) do i thosha: populli i Kosovës e ka një thënie të urtë “mos e vet se t’kallxon vetë”, sikur dhe ajo tjetra “e di luga çfarë ka vegshi”, Dritëroi vetë paska kallxuar : )

(po e ngjes një thënie të Camus, e qartë se e ngopur me neutralitet thënia e tij, nuk është thënie e “indoktrinuar a la staliniste” : )

“Shtypi i lirë, natyrisht mund t’jetë i mirë e edhe i keq, por ç’është e sigurt, pa qenë i lirë nuk do t’ishte asgjë tjetër pos shtyp i keq. Liria s’është gjë tjetër, veçse shans për të qenë më mirë, sikur që skllavëria është vërtetësi e së keqes.” – Albert Camus (1913-1960)

– – – (komentuar rreth postimit) – – –
Shuquri S-Sejdijaj – January 7 at 10:19 PM

Me një rast Dritëro Agollit ju bë pyetja:
-A duhet të jetë shtypi i lirë?
-Përderisa shtypi është armë, si çdo armë, duhet të përdoret me leje, qe përgjigjur Agolli.
(Arshin Xhezo, gazetar)