Minifundet, shpikja e tyre dhe “mospagesa” e taksave

(s. guraziu – ap, shk 24)

…tani s’qenka problem, i vishka madje dhe Dua Lipa (në këtë foto qenka bërë diç si kuq-e-zezë, shihet se i paskan hije… apo ehuuu këmbëgjatave ashtu-kështu u kanë hije : ) lart qenka fustan i mirëfilltë, madje dhe krahët mbuluar, edhe supet “stilizuar”, ndërsa poshtë… thuase prerë me gërshërë për të vrapuar më lehtë, apo ku di unë, thjesht minifund, mjaft shkurt (ok, e paska dhe një diç si “bisht” anash)…

…këso detaje që shihen mund t’i përshkruaj dhe vetë, por diç që nuk e dija (sepse… ku di unë për fustanet, e sidomos për mini-fustanet s’e kisha as idenë) atëherë kur qenkan “shpikur” në Francë asgjë, mirëpo pas 1 viti e paskan pushtuar Britaninë, dhe paskan sjellur telashe për taksat, pasi duke qenë të shkurtër, 15 cm mbi gjunjët, shkurtësia paska lejuar të klasifikohen si veshje për fëmijë (rrobat për fëmijë s’paskan patur taksa)…

…minifundet (apo minifustanet, si duhet thënë) mjaft të shkurtër, diç më “shkurt” femrat s’paskan veshur kurrë më parë, sipas meje relativisht vonë qenka “shpikur”, unë s’e dija që aq “vonë”, në vitet ‘1970 – qenkan shfaqur për herë të parë në koleksionin e dizajnerit francez të modës, Andre Courreges, minifundi i tij si “shpikje” paska debutuar në Paris në v. 1964 (fotoja djathtas), në dhjetor 1965 minifundi paska arritur në Britani, atje stilistja londoneze Mary Quant paska ofruar versione mjaft “shkurt”, 15 cm mbi gjurin dhe dmth. falë shkurtësisë u qenkan shmangur taksave : )