Muzikaliteti i freskët i “proletariatit” shqiptar (audio-video)

(s. guraziu – ap, shk 24)

…dikush është duke u marrë seriozisht me nostalgjinë, “një djep në barrikadë”, dhe “brigada kosovare” (sikur u ‘habita’ pakëz, sepse inçizime të freskëta, 2017) – s’ka asgjë të komunizmit, qoftë histori a qoftë memorie, qoftë e shkuar a qoftë aktuale, s’ka asgjë të proletariatit botëror që nuk e “ruajnë” amerikanët (e bëra 1 video të vockël sa për ta ndarë me ju, i ngjita dhe detajet, kështu që mund t’i gjeni dhe vetë, me dhjetra e qindra sosh)…
– – –
…platforma amerikane për arkivimin e materies internetike (Internet Archive) është diç si arkiv masiv për “ruajtjen” e Internetit (siç thonë ata vetë, i ruajnë rreth 60 miliardë dokumente tekstuale (libra e këso), rreth 40 milionë video, rreth 12 milionë audio, rreth 15 milionë TV-inçizime, rreth 2.8 milionë programe softuerike etj. etj. etj. thjesht pothuaj arkiv i pafund, njeriu duhet ta “imagjinojë” gjithë Internetin…