Universiteti i Tiranës (UT) dhe Universiteti i Prishtinës (UP)…

UP qenka sëpaku “1000 herë… më i mirë” se UT : ) Sipas spanjollëve, Universiteti i Tiranës (UT) u renditka i 4047-i në botë, ndërsa Universiteti i Prishtinës (UP) u renditka i 2953-i.
Sidoqoftë, materialet në projektin Wikipedia s’e lavdërojnë fare Prishtinën, përkundrazi (në gjuhët përtej Shqipes – psh. Anglisht) flasin si të thuash “mozomokeq për Prishtiniensis”, përmenden plagjiarizmi, plagjiaturat, asociimi me klasën politike (sidomos kjo keq, sepse kosovarët shuuuuumë të “politizuar”), përmendet korrupsioni (edhe kjo ta shpif, sepse dihet, keq t’jesh i korruptuar), përmendet mungesa e literaturës, dhe përmenden plot parregullsi e vështirësi të tjera.

Mirëpo ja që dhe kështu, megjithatë UP-rishtinasit qenkan “1000 herë më t’mirë” se UT-iranasit – madje UT s’i paska punët asfare mirë, me qindra Universitete të Ballkanit qenkan para tyre, Turqia i paska jo më pak por 128 Universitete më interesante se Tirana, e t’u pikëllova, më erdhi inat sepse të gjithë qenkan para Shqipërisë, edhe Serbia, edhe Rumania, se sllovenët do i kenë universitetet më të lartësuar okidoki… por madje dhe Bosnja i paska 5 sosh para Shqipërisë, pastaj padashtas m’u kujtua ai “Kristali” që e patën mbyllur, ia patën vënë drynin tiranasit, pikëllimi vetëm sa vazhdonte e rritej : )
E lashë, s’pata “nerva” të merrem tutje me statistikat.

Sipas CSIC, në Ballkan dhe rajon vendet dhe numri i universiteteve të rankuara më lart se Universiteti i Tiranës qenkan:
Kosova -1 Universitet që renditet më lart se Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës
Bullgaria – 10 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Bosnja Hercegovina, 5 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Kroacia – 5 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Qiproja – 6 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Greqia – 25 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Mali i Zi – 1 Universitet që renditet më lart se Universiteti i Tiranës
Rumania – 28 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Serbia – 5 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Sllovenia – 4 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Maqedonia V. – 3 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës
Turqia – 128 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës

*
Të dhënat sipas VoAl (Ch) – aty thuhej se “Rankimi i Webometrikës së Universiteteve Botërore” është një iniciativë e Laboratorit Cybermetrics, një grup kërkimor që i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), organi më i madh i kërkimit publik në Spanjë. CSIC është ndër organizatat e para kërkimore bazë në Evropë.
(s. guraziu – ap, shk 2024)