Shqipëri – Ukrainë, Miqësi dhe Bashkëpunim

[ Zelenskyy – “I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar” ]
(s. guraziu – ap, shk 24)

…rrumbullakësim vërtet i bukur i postimit nga Presidenti Zelenskyy në X (Twitter) me mirënjohjen ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare, si dhe me një video 1 minutëshe rreth eventeve të samitit sot në Tiranë – videoja në vete sikur ishte e “neutralizuar… thuase apolitizuar” me një inspiratio-audio, diç si muzikë frymëzuese për paqen dhe për bashkëpunimin, për ardhmërinë e bukur mes popujve, e njëkohësisht me nuancat e lehta epikale si frymëzim për qëndresën dhe patriotizmin…

“Që nga ditët e para të invadimit (në shkallë të plotë), Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama [ @ediramaal ] e nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do ta ndihmojë forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë, dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
I diskutuam sot gjithashtu nevojat rrteh mbrojtjes së Ukrainës, dhe eventualisht prodhimin e përbashkët të armëve.
I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.”

[ x – https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1762783472932803003 ]

 

 

***

28 Shkurt 2024 – Në kuadër në samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që po mbahet në Tiranë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit”.

Nga zyrtarët shqiptarë është thënë se “traktati i shërben konsolidimit të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
[ sguraziu – bazuar në tekstin e sn, via voal ]